“Tetova feston nëntorin”, defile dhe bandë ushtarake në rrugët e qytetit

“Tetova feston nëntorin”, defile dhe bandë ushtarake në rrugët e qytetit

Me defile nëpër rrugët e Tetovës nga Filarmonia e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës dhe me performancë të nxënëseve në sheshin ‘Ilira” është festuar 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Tetovës. Nga Shoqata ADRION, të cilët kishin organizuar ”Marshin e Lirisë”, janë shprehur se kjo performancë e nxënësve tregon kohën e Skënderbeut.

“Gjithë programi, që nga ideja, skenari dhe çdo lloj perfomance është përgatitur nga vetë nxënësit, sepse kjo është gjëja më e bukur se nxënësit përgatiten të aftë për jetë. Sigurisht që çdo performancë do të jetë e përputhur me një koreografi t’i ngjajë në lëvizje dhe në muzikë po thuajse asaj kohe”,- u shpreh Lindita Emërllahu nga ADRION.

“Tani më siç e dini, është viti i 6 i të gjithë aktiviteteve që lidhen me “Tetova feston nëntorin”… janë disa organizime që ne i kemi mbështetur, Shoqatën ADRION, gratë e korit “Teuta”, të cilat kanë përgatitur edhe një performancë që lidhen edhe me vitin e Skënderbeut dhe përfundojmë pasdite me përvjetorin e demonstratave për flamurin e vitit 1968”,- tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 28, 2018 19:35

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE