Tetovë, arrestohet ish-kryeshefi i policisë

Tetovë, arrestohet ish-kryeshefi i policisë

Është arrestuar ish kryeshefi i Stacionit policor të Tetovës Rauf R, pasi që në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur armë të ndryshme që personi në fjalë i ka poseduar pa leje. Deri tek bastisja e shtëpisë së ish kryeshefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë. Personi në fjalë, sot është nxjerr para gjykatësit për procedurë paraprake në gjykatën themelore të Tetovës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 20:12

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.