Tetovë, mbahet festivali i filmit gjerman

Tetovë, mbahet festivali i filmit gjerman

Nesër në Tetovë fillon festivali i filmit gjerman Uatç OUT në organizim të Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja”, në të cilin, kanë konkurruar 402 filma nga 79 shtete të botës, ndërsa janë përzgjedhur për tu luajtur, vetëm 27 prej tyre. Filmat do të shfaqen çdo mbrëmje nga ora 20 në amfiteatrin e ish shtëpisë së partisë komuniste në Tetovë, ndërsa brenda ditës, do të ketë edhe punëtori për film, të organizuara nga regjisorët dhe kameramanët pjesëmarrës në festival. Krahas festivalit, Loja feston edhe 20 vjetorin e funksionimit, me ç`rast, pritet të ketë edhe debat me panelistë të njohur botëror të sektorit civil.

Pas përzgjedhjes, dorëzuan 40 filma tek juria e përbërë nga Meto Jovanovski, aktor i famshëm i Maqedonisë së Veriut, aktorja Agnes Nokshiqi nga Kosova, dhe kameramani Fabian Lonzhe nga Gjermania. Shqyrtimi do të jetë çdo ditë në ora 8, por do të ketë shfaqje filmike edhe në ora 6,7,8 dhe 9. Po ashtu ditën do të kemi punëtori nga ora 13 këtu tek Loja. Këtë vit kemi katër fitues. Në kategorinë e filmit të shkurtër fitues është Alfonso O`donel Gonzales  me filmin zjarri i gjyshit, për filmin dokumentar fitues është aroma e arit, nga Raul Delafuente, dhe filmi i animuar nga Crisus Martinez dhe Ivan Molina, ndërsa çmimi special këtë vit shkon për filmin e Lindita Zeqirit për filmin defens”- deklaroi Lili Toresani koordinatore e festivalit

Alsat

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 5, 2019 19:24
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.