Tetovë: Nesër premiera e shfaqjes “Volpone”

Tetovë: Nesër premiera e shfaqjes “Volpone”

Në qendrën për Kulturë në Tetovë, nesër në mbrëmje me fillim në orën 19.00 do të jepet shfaqja Volpone. Sulejman Rushiti është regjisor i shfaqjes së parë të vitit 2018 e cila është vepër e Ben Xhohnson e modifikua nga Stefan Cvajg.

Aktorët Elmir Sejfullai dhe Arsim Kaleci në emisionin “ Mëngjesi me ne” në Art Channel u shprehën se është një vepër e cila ka të bëjë me aktualitetin dhe se kanë punuar me përkushtim. Andaj dhe i bëjmë thirrje publikut ta ndjekin këtë shfaqje duke premtuar se nuk do të zhgënjehen.

Në këtë shfaqje luajnë: Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Berat Saliu, Argjenda Hasani, Hasim Memishi-Sopi, Elmedina Ameti, Shkumbin Zeqiri, Linda Shabani dhe Sami Mustafa. Kjo shfaqje është mbështetur nga Ministria e Kulturës në Maqedoni. /Art Channel/

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 8, 2018 22:13

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
22°
21°
Fri
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE