Tetovë: Promovohen tetë vepra nga fusha e albanologjisë

Tetovë: Promovohen tetë vepra nga fusha e albanologjisë

Tetë vepra nga akademia e studimeve albnologjike u promovua sot në ambientin e Universitetit të Tetovës. Viti i Skëndereut ishte motiv më shumë për angazhimin dhe përballimin e këti promovimi u shprehën organiztorët.

Organizatorët shprehen se kjo akademi ka qenë çdo herë e angazhuar në fushën e albanologjisë, historisë, dhe antropologjisë. Marenglen Verli u shpreh që Akademia e Albanologjisë brenda këtyre veprave flet edhe për shqiptarët e Maqedonisë dhe rolin e tyre, prandaj dhe këto vepra u prezntuan në kuadër të 50 vjetorit të simpoziumit të demostratave të Tetovës.

Edmond Malaj theksoi që katër botimet para këtyre veprave janë botuar 100 vite më parë, dhe në fokusin e tyre është Shkodra.

Sipas Eduard Cakajt këto vepra janë një dokumentar në vete dhe shpalosin disa të dhëna të panjohura për historinë.

Ky aktivitet është në kuadër të simpoziumit i cili do të mbahet nesër në kuadër të 50 vjetorit të demostratave të para në Tetovë nën titullin “Viti 1968- Sfidë e identitetit Kombëtar të Shqiptarëve të Maqedonisë.” /KlanMaqedoni/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 6, 2019 22:14
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE