Tevdovski i kënaqur me reformën tatimore

Tevdovski i kënaqur me reformën tatimore

Arkëtimi në buxheti në bazë të të ardhurave personale është rritur për 17.4% si rezultat i tatimit progresiv. Sipas ministrit të financave, Dragan Tevdovski, kjo do të thotë se reforma tatimore që startoi nga fillimi i vitit, pavarësisht kritikave, ka dhënë rezultate. Tevdovski nuk theksoi se sa para më shumë janë arkëtuar në buxhet nga rritja e tatimit personal nga fillimi i vitit pasi parashikohej një shtesë prej 25 milionë euro këtë vit. Si rezultat i kësaj reforme, Tevdovski pohon se është ulur papunësia, veçanërisht në mesin e të rinjve, janë rritur pagat, para se gjithash në sektorin e IT.

Edhe pse para aplikimit të tatimit të drejtë në publik ishte përhapur shqetësimi se tatimimi i drejtë do ta reduktonte punësimin, ndodhi e kundërta, dmth për vetëm tre muaj, numri i të punësuarve është rritur për 17 mijë persona – tha Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Sipas Tevdovskit, pohimet se tatimi progresiv do ta bllokojë ekonominë kanë rezultuar të gabuar, me faktin që PBV-ja në tremujorin e parë është rritur për 4.1%. Taksa progresive prej 18% për të ardhura mbi 90 mijë denarë filloi nga 1 janari i këtij viti. Komuniteti i biznesit alarmoi se është aplikuar pa u konsultuar me biznesin dhe kërkoi shtyrje të saj për pesë vite.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:44
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.