Thaçi: Ata që mbështesin Blerim Rekën përhapin patriotizëm të rremë

Thaçi: Ata që mbështesin Blerim Rekën përhapin patriotizëm të rremë

Partia Demokratike Shqiptare në vendbanimin e Tetovës “Çarshia e Epërme” zhvilloi takim me qytetarët ku udhëheqësi i partisë Menduh Thaçi dhe nënkryetari Bardhyl Dauti i kërkuan të pranishmive të mbështesin kandidatin presidencial Stevo Pendarovski, përcjell FLAKA.

Të dy ata thanë se me mbështetjen për Pendarovskin, i jepet gjithashtu mbështetje komunitetit ndërkombëtar që ndihmoi në arritjen e rezultateve politike deri tani.

“Momenti dhe drejtimi i dhënies së mbështetjes për kandidatin presidencial është i rëndësishëm dhe në këtë rast do të thotë vendosmëria e shqiptarëve për integrimet në BE dhe NATO. Ata që mbështetën Blerim Rekën si një kandidat përhapin patriotizëm të rremë, ne kishim kandidatin Iljaz Halimi në vitin 2014, por nuk e votuan. Ne kemi qëndruar prapa procesit të marrjes së vendimeve konsensuale për zgjedhjet presidenciale dhe të ardhmen, në përputhje me angazhimet tona, për të vendosur në Kuvend në baza konsensuale dhe për shpërndarje të barabartë të buxhetit”, tha Thaçi.

Nënkryetari i partisë Dauti tha se me zgjedhjen e këtij kandidati presidencial, anëtarët e PDSH-së bëjnë një hap drejt realizimit të orientimit ideologjik drejt BE dhe NATO. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 15, 2019 21:31
Loading...