Thaçi: Demarkimi me Malin e Zi tanimë çështje vetëm e Kosovës

Thaçi: Demarkimi me Malin e Zi tanimë çështje vetëm e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai  ka folur për perspektivën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të hyjnë në një fazë të re.

“Nuk ka alternativë fqinjësia e mirë duhet të ngadhënjej është në interesin e dy shteteve dhe të rajonit por edhe në interesin e vet investimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare sepse paqja Kosovë-Serbi nënkupton paqe dhe stabilitet për gjithë rajonin dhe hapje e një perspektive të sigurt. Fitues duhet të jenë të dyja shtetet por para së gjithash vlerat euroatlantike. Unë dua të shpresoj se do të hapet një kapitull i ri një faqe e re e dialogut në mes shteteve Kosovë-Serbi apo të jetë faza finale që do të nënkuptoj perspektivën e sigurt të Kosovës për tu integruar në organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave dhe procese të tjera në Kosovë.

Thaçi ka theksuar se është e rëndësishme të vazhdohet me agjendën që qeveria ka pas më herët dhe Kosova të angazhohet në përmbylljen e liberalizimit të vizave.

“Çështja e demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërore është çështje e vet kosovarëve që duhet të marrin vendimin e tyre në parlamentin e Kosovës, secili prej liderëve duhet të ngrihet mbi interesat e veta ose të partisë në shërbim të nxjerrjes së vendimit të drejtë që të kalojë demarkacioni dhe të hapet perspektiva e menjëhershme për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka përfunduar Thaçi.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 14, 2017 00:17

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°