Thaçi: Do t’i përgjigjesha ftesës së Speciales, krenohem me UÇK-në

Thaçi: Do t’i përgjigjesha ftesës së Speciales, krenohem me UÇK-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj raportimeve të një media serbe se ai është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi në një postim në facebook ka shkruar se nëse do të ftohej për intervistë nga Specialja, pa hezitim do t’i përgjigjej ftesës, sikur bashkëluftetarët e tjerë.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 9, 2019 19:41
Loading...