Thaçi: E duam Luginën e Preshevës pa e dhënë veriun; Vuçiq: Ti ridefinojmë kufijt me shqiptarët

Thaçi: E duam Luginën e Preshevës pa e dhënë veriun; Vuçiq: Ti ridefinojmë kufijt me shqiptarët

Presidenti i Kosvës Hashim Thaçi të shtunën do të shpalos në Bruksel Idenë e tij për korrigjim të kufijve.

Ai prefereon që në këtë temë të ndiqet modeli i Holandës dhe Belgjikës.Ai njëherit ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës, shkëmbimin e teritoreve apo autonomi për serbët e veriut.

“Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkangjitjen e plotë të, në tërsi të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me republikën e Kosovës, që duhet të jetë një proces i rregullt dhe transparent paqësor”, tha President i Kosovës Hashim Thaçi.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, thot se Kosova është një dhe nuk do të ndahet, por sipas tij deklarata e liderëve nuk e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës.

“Për neve është shteti i shenjtë dhe nuk është çështje e deklaratave, çështja e kufijve është çështje e shenjtë për ne e cila lidhet shumë me sakrificat në të kaluarën, por edhe më shumë me të ardhmen ku dëshirojmë të jemi”, tha Kryetar i Kuvenbdit të Kosovës Kadri Veseli.

Nga ana tjetër Presidenti I serbis Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se angazhohet për ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, nuk e dij nëse do të marr përkrahjen e popullit ose jo, por un angazhohem për ridefinimin e kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt dhe ky është gjithmonë potencial për trazira dhe probleme”, tha President i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Por Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë në Prishtinë, në prononcimet e tyre kanë vlerësuar se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 19:42
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
16°
19°
Thu
19°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE