Thaçi, Vulinit: S`ka ndarje të Kosovës, Tirana s`bie në lajthitje

Thaçi, Vulinit: S`ka ndarje të Kosovës, Tirana s`bie në lajthitje

Presidenti i Kosovës ka mohuar opsionin e ndarjes së Kosovës mes Serbisë e Shqipërisë. Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se Tirana nuk bie në lajthitjen e Beogradit, që përmes ideve të tilla ka për qëllim mohimin e shtetësisë së Kosovës.

“Shqipëria është vend sovran, Serbia është vend sovran dhe Kosova është vend sovran. Çdoherë Serbia ka pasur pretendime që të negociojë me Tiranën për Kosovën për të zhvlerësuar shtetësinë e Kosovës, kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të mohuar shtetësinë. Tirana nuk do të bie në këtë lajthitje dhe këtë e kam bërë të qartë edhe më herët. Vetëm marrëveshje direkte mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë ka kredibilitet, çdo përpjekje devijuese është e dështuar. Prandaj Tirana e mbështetë dialogun, por e mbështetë si një vend sovran, si të gjitha vendet e rajonit. Tendencat për ndarje të Kosovës kanë qenë të hershme, janë edhe sot aktuale, do të jenë edhe nesër, por diçka e tillë është e parealizueshme”, ka thënë Thaçi. “Kosova është vend sovran me integritet territorial të respektuar e të garantuar ndërkombëtarisht”.

Ndarjen e Kosovës e ka përmendur të martën ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.“Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje në mënyrë që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje që po e pengon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 22:43

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
9°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE