Timonie: Franca ka përjetuar kohabitacionin e Presidentit dhe Kryeministrit

Timonie: Franca ka përjetuar kohabitacionin e Presidentit dhe Kryeministrit

Në një mega intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Flaka” ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie ka komentuar rolin e presidentit Ivanov dhe qeverisë, sa u  përket mosmarrëveshjeve ndërinstitucionale që shpeshherë vijnë në shprehje. 

Në pyetjen: Në disa raste, Ivanov sillet konform politikave të VMRO-DPMNE-së dhe shpeshherë është quajtur si president partiak. Cili është vlerësimi juaj për punën e tij si president ?, ambasadori Timinien me përgjigje:  “Franca ka përjetuar kohabitacionin e Presidentit dhe Kryeministrit të shumicave të ndryshme: pas ca fillimeve paksa të vështirë, ishte interesi kombëtar ai që prevalonte dhe mbizotëronte; duhet të ndodh e njëjta gjë edhe këtu, për sa kohë që të gjithë e vendosin veten e vet në respektimin e fuqive kushtetuese”.

Në intervistën e cila e plotë do të publikohet sonte, ambasadori Timonie flet për miratimin e Ligjit për Gjuhët, refuzimin e presidentit Ivanov për ta nënshkruar si dhe paraqitjen e amendamenteve në Parlament nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Ambasadori Timonie komenton edhe bojkotoin e dhomës ligjdhënëse nga VMRO-DPMNE, si dhe rolin e shoqatave joqeveritare që veprojnë në Republikën e Maqedonisë.

Edhe ngjarjet e dhunshme në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ligji për amnisti, si dhe lidershipi i ri të VMRO-DPMNE-së, janë pjesë e trajtimit ne intervistën me ambasadorin francez në Maqedoni, z. Kristian Timonie.  flaka.com.mk 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 14:38

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE