Tirana, Shkupi e Tetova në mesin e qyteteve më të ndotura

Tirana, Shkupi e Tetova në mesin e qyteteve më të ndotura

Ekspertët e faqes së internetit Numbeo, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet, intervistuan banorët në mbi 70 qytete europiane për ndotjen.

Në raportin Indeksi i Ndotjes çdo qytet u vlerësua nga 0-100, ku 100 ishte ndotja maksimale.

Si më të ndoturit rezultuan: Tetova në Maqedoni (97,57), Napoli (84,61), Shkup (82,17), Tirana (80,51) dhe Torino (73,48). Mes më të ndoturve janë dhe Bukureshti, Roma, Barcelona, Parisi dhe Milano, transmeton tch. Ndërsa qytetet më të pastra janë: Helsinki (13,49), Reikjavik (15,57), Zyrihu (16,42), Stockholmi (16,62), Malmo po në Suedi (16,67).

Ndër qytetet më të pastra janë gjithashtu edhe Goteborgu, Viena, Mynihu, Kopenhaga, Talini, Oslo, Vilnius, Amsterdami dhe Praga.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2018 15:02

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE