“Titanik 3”, dëshmuan kryetaret e vendvotimeve të Çairit

“Titanik 3”, dëshmuan kryetaret e vendvotimeve të Çairit

Pas një pauze rreth 3 muajve në Gjykatën Penale vazhdoi seanca gjyqësore për lëndën Titanik 3 të Prokurorisë Speciale Publike. Kjo pauzë është rezultat i përbërjes së re të trupit gjykues si dhe anulimit të seancave për shkak të mungesës së të akuzuarve. Në seancën e sotme dëshmuan Imran Demiri dhe Semiha Tahiri, të cilat ishin kryetare të vendvotimeve në Çair gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Të dyja dëshmitaret kanë dëshmuar se procesi ka kaluar pa probleme të theksuara. Seanca e radhës do mbahet më datën 18 të këtij muaji ku do të dëgjohen 8 dëshmitarë. Në këtë rast akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri për shkatërrim të materialit zgjedhor në Komisionin Komunal Zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Tetor 12, 2018 12:55

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE