Tortë me peta të gatshme

Tortë me peta të gatshme

Në rast se jeni nga ata persona që nuk kanë shumë kohë të merren me ëmbëlsira, atëherë kjo mund të jetë zgjidhja e përsosur për ju.

Përbërësit:

1 pako peta të gatshme

500 gr margarinë

250 gr sheqer pluhur

300 gr biskota të bluara

360 gr ajkë të thartë/shtalpë

500 ml pana ëmbëlsirash

200 ml qumësht me çokollatë

2 krem shllag/pana.

-Margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti rraheni bashkë me sheqerin pluhur. Shtoni biskotat e bluara dhe shtalpën.

Në një enë rraheni veçmas pananë për ëmbëlsira.

Shtrojeni petën e parë në enën përkatëse dhe zbuteni me qumësht me çokollatë. Sipër petës, më pas hidhni 1/3 e kremit me biskota e sipër këtij hidhni edhe 1/3 e panasë së rrahur për ëmbëlsira.

Shtroni petën e dytë, zbuteni me qumësht me çokollatë e sërish hidhjani kremin sipër. Veproni kështu edhe me petën e tretë.

Në fund përgatiteni krem-shllagun sipas udhëzimeve në paketim. Lyejeni me të tortën dhe dekorojeni sipas dëshirës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 7, 2019 22:41
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.