Toyota brendi më i vlefshëm i makinave në botë

Toyota brendi më i vlefshëm i makinave në botë

Toyota mbajti pozitën e markës automobilistike më të vlefshme në vitin 2019, ndërsa Mercedes dhe BMW renditen në pozitat dy dhe tre.

Këto tri brende të automobilave janë gjithashtu të vetmet që kanë qenë në gjendje të renditen mes 100 markave më të vlefshme në botë, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Kantar Millward Brown, transmeton KosovaPress.

Kështu, Toyota përfundoi në pozitën e 41-të, Mercedes është në pozitën 54 dhe BMW është prapa tij në vendin e 55. Të tre markat e automobilave ranë nga lista e 100 brendeve më të vlefshme në botë në krahasim me pozicionet e vitit 2018.

Sa i përket top 10 brendeve më të vlefshme në botë, prapa Toyota, Mercedes dhe BMW janë në radhë Honda, Ford, Nissan, Tesla, Audi, Volkswagen dhe Porsche.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 23:10
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.