“TRADITA”, institucion kulturorë në vete që u frymëzua nga 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

“TRADITA”, institucion kulturorë në vete që u frymëzua nga 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

Shoqata për kluturë dhe artë “Tradita” e themeluar në vitin 2012-të në Tetovë, vazhdon furishëm të vijë me organizime të ndryshme kulturore, me theks të veçantë duke shënuar data të rëndësishme të kombit shqiptarë. Dhe jo rastësihstë kjo shoqatë është themeluar menjëherë pas shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqipëtar, përcjell FLAKA.

Për historikun e saj, veprimtarinë e deritanishme, planet dhe të arriturat, udhëheqësi Shoqatrës “Tradita” rëfehet në një intervistë dhënë për “Zaman” në Maqedoni. Udhëheqësi Selman Sulejmani, thotë se “Tradita”, tanimë në mënyrë profesionale merret me kultivimin e veprimtarisë kulturore, artistike, shkencore dhe edukative-arsimore.

“Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit kombëtar, në mbarë hapësirën shqiptare u realizuan qindra aktivitete të rëndësishme, si: konferenca e simpoziume shkencore, promovime të veprave nga historiografia shqiptare, si dhe një mori ngjarjesh të tjera kulturore dhe artistike. Në këtë 100-vjetor, inteligjencia shqiptare sikurse në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Maqedoni dhe diasporë, zhvilluan debate të gjera rreth historikut të shtetit shqiptar dhe ndodhive të tjera që e shoqëruan këtë shtet ballkanik deri në vitin 2012. Në vendin tonë, në Republikën e Maqedonisë, si momente kryesore që e shënuan këtë përvjetor dhe që do të kujtohen gjatë ndër ne, janë: hedhja e gurthemelit të Sheshit Skënderbeu në Shkup, Kupa e Flamurit në Kodrën e Diellit, organizuar nga Universiteti i Tetovës, Koncerti festiv në Shkup, ku morën pjesë, Kryeministri (i kohës) i Shqipërisë, z. Sali Berisha, Kryeministri (i kohës) i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetari i BDI-së, z. Ali Ameti, diplomatë të njohur, personalitete nga jeta publike dhe pjesëmarrës e mysafirë nga vendi dhe rajoni. Universiteti i Tetovës, si institucion i parë i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në RM, përpos realizimit të një agjende të ngjeshur, në nderim të 100-vjetorit të shtetit shqiptar, pikërisht këtë vit historik e përuroi godinën e re universitare. Të motivuar nga atmosfera e lartpërmendur, ne një grup miqsh, duke qenë se ishim edhe pjesë e realizimit të disa prej aktiviteteve të rëndësishme në Universitetin e Tetovës, dhe të vetëdijshëm se euforia e 100-vjetorit do të kalojë, ndërmorëm iniciativën për të themeluar një shoqatë për kulturë dhe art, e cila do të angazhohej që të mbante gjallë frymën kulturore dhe artistike në qytetin e Tetovës dhe më gjerë. Si rezultat i konsultimeve të gjera, në vitin 2012, në Tetovë e themeluam Shoqatën për kulturë dhe art “Tradita”, e cila tanimë në mënyrë profesionale merret me kultivimin e veprimtarisë kulturore, artistike, shkencore dhe edukative-arsimore”.

I pyetur se çfarë aktivitetesh keni organizuar deri sot, Sulejamani radhitë me dhejtëra projekte e organizime të ndryshme, ndërsa sqaron se nuk kanë munguar as konferencat shkecore e veprimtaritë patriotike.

“Që nga themelimi e deri më sot, kemi organizuar disa konferenca dhe tribuna shkencore, debate, akademi përkujtimore për të nderuar figura dhe personalitete të rëndësishme të kombit tonë. Për çdo vit, më 10 qershor, në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e organizojmë Manifestimin kulturor “Lidhja na bashkon”. Për katër vjet me radhë, në këtë manifestim, e shënojmë këtë ngjarje historike nga më të rëndësishmet, e cila e dha kushtrimin e parë për bashkimin e shqiptarëve rreth idesë së kombit, pasi që ishte Lidhja e Prizrenit që ideoi lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, për lirinë e kombit shqiptar dhe konsolidimin e Shqipërisë. E kujtojmë veprimtarinë e rilindësve tanë, të patriotëve të vërtetë dhe intelektualëve të mirëfilltë, që e zgjuan kombin, të punojë për të ardhmen e tij, të shkruajë gjuhën shqipe, të hap shkolla dhe të bëhet gati për ta realizuar ëndrrën shekullore, për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur. Abdyl Frashëri, Vaso Pashë Shkodrani, Jani Vreto, Mic Sokoli, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, e shumë e shumë veprimtarë të shquar të kombit tonë, me tërë qenien e tyre punuan që Shqipëria të ndriçonte, nga tokat më të largëta të Kosovës e deri në Artë, Prevezë e Janinë, por padrejtësitë historike dhe fuqitë ogurzeza të Fuqive të Mëdha, bënë që ideali i tyre, fatkeqësisht të mos jetësohej. Më 8 tetor 2014, në Tetovë, organizuam Konferencën Shkencore me temë: “Veprimtaria arsimore dhe shkencore e Prof. Dr. Ali Vishkos”. Konferenca i zhvilloi punimet në dy sesione dhe morën pjesë mbi 20 studiues me kumtesat e tyre. Pjesëmarrësit e konferencës vlerësuan se në radhën e figurave të shquara të kombit tonë, një vend nderi zë Prof. Dr. Ali Vishko me veprën e tij shumëdimensionale. Konferenca i zhvilloi punimet mbi tezat për: Kontributin e Prof. Dr. Ali Vishkos për arsimin shqip në Republikën e Maqedonisë; Studimet shkencore në fushën e historisë dhe shkencat tjera albanologjike në përgjithësi; Ngritjen e kuadrit të ri arsimor dhe shkencor të shqiptarëve në Maqedoni; Jetën kulturore në Tetovë dhe qytete të tjera të vendit tone; Kontributin e tij në lidhje me Kongresin e Manastirit; Ndriçimin e figurës së Shën Hieronimit; Ndriçimin e fakteve të reja për Kryengritjen e Dervish Carës; Rëndësinë kulturore, historike dhe fetare të Teqesë Harabati Baba në Tetovë, Aktivitetet për themelimin e Universitetit të Tetovës dhe për ngritjen e Katedrës së Historisë në këtë Universitet.

Punimet e konferencës së lartpërmendur, shoqata jonë i ka botuar në një përmbledhje të veçantë. Më 27 mars 2015 e kemi realizuar Akademinë përkujtimore kushtuar kolosëve të kombit, Fan Emrat, veprimtaria dhe veprat e tyre lidhen ngushtë me kulturën dhe historinë tonë më të re. Këto personalitete të shquara punuan e sakrifikuan gjatë gjithë jetës për lirinë, u përpoqën pareshtur për të vënë në lëvizje të gjitha kapacitet kombëtare e ndërkombëtare, duke ua bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve shërbimet më të çmuara në kohën dhe në momentin e duhur. Për këto dhe njëmijë arsye të tjera, këto figura të ndritura meritojnë të kujtohen dhe nderohen me një vëmendje të veçantë nga të gjithë shqiptarët, sidomos nga studiuesit dhe intelektualët. Në kuadër të programit të edicionit të dytë të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, më 10 qershor 2015, i zhvilloi punimet Konferenca Shkencore, me temë: ,,Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja kombëtare sot”, në të cilën studiuesit e njohur nga vendi ynë, Republika e Kosovës, Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë dhe më gjerë, referuan për këto çështje, si: Lufta për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë; Qëndrimi i diplomacisë ndërkombëtare; Politika e Perandorisë Osmane e kohës; Programi kombëtar për zhvillim ekonomik; Programi arsimor dhe kulturor; Këndvështrimi i studiuesve shqiptarë të kohës; Këndvështrimi i studiuesve të huaj të kohës; Roli dhe kontributi i kolonive shqiptare; Qëndrimi i shteteve fqinje; Kontributi i personaliteteve të shquara shqiptare, sipas vlerësimit të derisotëm dhe hulumtimeve të reja historiografike; Roli i shtypit shqiptar dhe të huaj. Po ashtu, edhe studimet shkencore të kësaj konference të rëndësishme shkencore i kemi botuar në një libër dhe të njëjtin e kemi promovuar para publikut.

Viti 2015 për shoqatën tonë ka qenë mjaft intensiv, sepse arritëm ta realizonim me sukses të plotë programin vjetor. Këtu sigurisht nuk mund ta lëmë pa përmendur edhe mbajtjen e tryezës së rrumbullakët për veprimtarinë radiodifuzive të Radio Tetovës, më 31 tetor 2015. Në këtë debat morën pjesë ish-punonjësit e Radio Tetovës, profesorë të Universitetit të Tetovës, gazetarë të medieve të tjera të qytetit të Tetovës, publicistë dhe dashamirë të fjalës së lirë. Gjatë debatit, të gjithë pjesëmarrësit njëzëri theksuan rëndësinë informative të këtij radiostacioni lokal, i cili, rreth dyzet vjet me radhë ishte burimi zyrtar për raportimin e qindra e mijëra ngjarjeve që u zhvilluan në rajonin e Pollogut dhe më gjerë. Përmes organizimit të kësaj tryeze, ne shpalosëm edhe një herë rolin e Radio Tetovës si medium i rëndësishëm dhe kontributin e saj në ngritjen e përgjithshme kulturore e arsimore të popullatës së këtij rajoni, i cili është i njohur për specifikat shoqërore, historike dhe tradicionale. Pjesëmarrësit në debat, përpos që e vlerësuan lart kontributin e radios në informimin objektiv, edukimin dhe kultivimin e kulturës në këtë rajon, shtruan kërkesën për shqyrtimin e mundësive për rifillimin me punë të Radio Tetovës.

2016-tën e filluam më shënimin e njërës prej ngjarjeve më të mëdha për atë vit – shënimin tetëdhjetë vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, më 28 janar 2016, në këtë mënyrë iu bashkuam dhjetëra aktiviteteve kulturore e artistike të organizuara në mbarë hapësirën shqiptare, në nderim të ditëlindjes së shkrimtarit më të njohur ndërkombëtarisht, të krijuesit që e ngriti në piedestal letërsinë shqipe, e krijoi hartën e një kulture të tërë me përmasa universale. Me rreth 1500 botimet e tij, të përkthyera në rreth 50 gjuhë të botës, Kadare, pas shumë e shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare urojmë ta fitojë edhe çmimin që e meriton prej kohësh, çmimin Nobel për Letërsi. Në 139 – Vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të edicionit IV të Manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, më 10 qershor 2017, në Tetovë, në bashkëpunim me veprimtarë të njohur të çështjes sonë kombëtare, profesorë dhe studiues eminent, e organizuam Konferencën Shkencore për të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Përmes organizimit të këtij tubimi shkencor, ne sado pak e ndriçuam veprën patriotike të veprimtarëve tanë, vendosmërinë dhe guximin atdhetar e të pashoq të të gjithë atyre, të cilët, edhe përkundër burgosjeve, masave të egra represive të pushteteve të ndryshme të së kaluarës, për asnjë çast nuk hoqën dorë për arritjen e synimeve tona kombëtare. Studiuesit shkencorë – pjesëmarrës në këtë konferencë, i paraqitën punimet e tyre për këto teza: Proceset e montuara politike ndaj atdhetarëve shqiptarë në Maqedoni në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në ditët tona; Ngritjen e Flamurit kombëtar në Tetovë, në vitin 1968; Demonstratat në Kosovë në vitin 1981 dhe reflektimi i tyre në trojet shqiptare në Maqedoni; Dhunën e pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së pluralizmit; Represionin e pushtetit me rastin e themelimit të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994; Qëndrimin e shtetit shqiptar lidhur me politikën represive të pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni; Qëndrimin e faktorit ndërkombëtar ndaj dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni; Reagimin e shtypit shqiptar dhe shtypit të huaj lidhur me politikën represive të pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore e këndej, etj.

Për veprimtarinë patriotike, për qëndresën përballë politikës hegjemoniste sllave, për synimet politike, historike dhe për lirinë e demokracinë e popullit shqiptar, në edicionin IV me radhë, u ndamë mirënjohje personaliteteve dhe veprimtarëve të kombit, si: Azem Maranës (pas vdekjes), Sadudin Gjurës (pas vdekjes), Shaban Xheladinit (pas vdekjes), Memetriza Murtezanit – Gegës (pas vdekjes), Zaim Beqirit (pas vdekjes), Faik Mustafës (pas vdekjes), Rafi Halilit, Rahim Nezirit, Hydajet Hyseinit, Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare – ONDSH-së dhe Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në Maqedoni.

Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në vendin tonë meritojnë respekt të lartë, ndaj për këtë kategori të shoqërisë sonë, besojmë se kemi nxjerrë në dritë të dhëna të padëgjuara deri më tani, për të cilin qëllim së shpejti do ta botojmë edhe librin ku trajtohet tematika e sipërthënë. Njëra nga objektivat kryesore të shoqatës sonë është zhvillimi i debatit të lirë, studimi shkencor, promovimi dhe respekti ndaj vlerave kulturore dhe artistike në qytetin ku veprojmë si subjekt kulturor. Për këtë arsye, më 14 tetor 2017, organizuam Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e turizmit kulturor në qytetin e Tetovës”. Tribuna kishte për qëllim të shpalosë ide atraktive, nxjerrjen e konkluzioneve dhe përcjelljen e mesazheve deri te institucionet kompetente, që të mos i harrojnë monumentet kulturore, këto pasuri të çmuara kombëtare. Në kushtet kur ne pretendojmë zhvillimin e turizmit në qytetin tonë, besojmë se përtej dukurive të ndryshme shoqërore dhe ekonomike, që ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori, vlerësojmë se monumentet historike luajnë rol tejet të rëndësishëm. Janë këto disa prej aktiviteteve më me rëndësi që ne së bashku me veprimtarë të kulturës, artit, arsimit dhe shkencës, kemi arritur që me sukses t’i realizojmë gjatë pesë viteve të funksionimit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova, në kuadër të së cilës tanimë vepron edhe Klubi letrar “Metafora”. Klubi, veprimtarinë e tij e ka filluar me shënimin e Ditës botërore të poezisë, përkatësisht Manifestimit letrar ndërkombëtar ,,Shtigje poetike”. Ky manifestim, më 21 mars 2017, tuboi në Tetovë poetë, artistë dhe shumë personalitete nga jeta kulturore, nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe nga Maqedonia.

Më 12 nëntor 2017, në Tetovë, “Metafora” e mbajti Akademinë përkujtimore kushtuar gjeniut të letërsisë shqiptare, Lasgush Poradecit. Në këtë ngjarje, në 30 – vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit tonë kombëtar, morën pjesë intelektualë, profesorë universitetesh, studiues, studentë, veprimtarë të arsimit, të shkencës dhe të kulturës, nga qyteti i Tetovës dhe më gjerë. Lasgushi, është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Njohës të letërsisë shqiptare, teoricienë dhe studiues të mirëfilltë, veprën e tij e kanë vlerësuar si më të bukurën në letërsinë shqipe dhe atë evropiane të viteve ’30-ta”.

Sulejmani në këtë intervistër për Zaman, ka dhënë sqarim edhe për çmimin kombëtar “Ali Vishko” dhe kush e ka fituar deri më tani, dhe thotë se gjithçka ka filluar duke u bazuar në reputacionin e këtij personalitetei, siç ishte profesori Ali Vishko.

“Sikurse e theksuam edhe më lart, ne kemi realizuar një Konferencë shkencore dhe po ashtu kemi botuar një libër për veprimtarinë arsimore dhe shkencore të profesor Ali Vishkos. Bazuar në reputacionin e këtij personaliteti, i cili njihet si profesori i qindra nxënësve dhe studentëve, autori i disa veprave të botuara për historiografinë shqiptare, shoqata jonë, më 14 tetor 2014, e themeloi Çmimin kombëtar “Ali Vishko”. Ky çmim u jepet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare. Çmimi “Ali Vishko” jepet një herë në vit, dhe sipas Vendimit të Shoqatës sonë, i njëjti ndahet në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Të drejtë konkurrimi kanë institucionet e arsimit të lartë, institucionet shkencore, shoqatat shkencore dhe profesionale dhe studiues individual. Deri më tani, Çmimin kombëtar “Ali Vishko” e kanë fituar: Prof. Dr. Avzi Mustafa (10.6 2015), Prof. Dr. Remzi Nesimi (10.6.2016) dhe Prof. Dr. Tahir Zajazi (10.6.2017)”.

Në fund të intervistës, Sulejmani ka folur edhe për planet që “Tradita” do ti ketë gjatë këtij viti.

“Me angazhimin tonë të përbashkët, me kontributin intelektualëve nga qyteti i Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Tiranës dhe jo vetëm, kemi arritur që Manifestimin kulturor “Lidhja na bashkon” ta ngremë në nivelin e ngjarjeve qendrore që zhvillohen në qytetin tonë. Këtë vit, ne do ta shënojmë edicionin e pestë me radhë dhe para publikut artdashës, vijmë më të përgatitur në shumë aspekte, duke e pasuruar programin e tij, duke e shtrirë në më shumë ditë, por gjithnjë duke i qëndruar besnik konceptit bazë të një ngjarjeje sa kulturore, po aq edhe historike siç është në këtë rast Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Në përmbyllje, dëshiroj të theksoj se kultura shqiptare në vendin tonë, pas shumë e shumë vitesh më në fund trajtohet institucionalisht. Publikimi i rezultateve për financimin e projekteve kulturore nga ministria përkatëse – Ministria e Kulturës e RM-së, e dëshmon se 2018 -ta, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, do të jetë viti i realizimit të qindra projekteve kulturore shqiptare, të cilat tashmë gëzojnë mbështetjen, financimin e shtetit – Ministrisë së Kulturës.

Mbështetja institucionale e Ministrisë së Kulturës për edicionin V “Lidhja na bashkon” që do të mbahet më 10 qershor 2018, në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, financimin e botimit të punimeve shkencore “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë”, mundëson realizimin e plotë dhe të suksesshëm të projekteve tona. Fare në fund, përmes “Zaman”-it, dëshiroj t’i njoftoj lexuesit e revistës Suaj të respektuar, qytetarët, adhuruesit e artit dhe kulturës se, Shoqata për kulturë “Tradita” dhe Klubi i saj letrar “Metafora”, në programin vjetor kanë parashikuar realizimin edhe të veprimtarive të tjera, që përkojnë me shënimin e përvjetorëve të poetëve e artistëve të njohur, mbajtjen e orëve letrare, organizimin e tribunave, debateve, konferencave shkencore, etj”.

Përgatiti FLAKA

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 1, 2018 20:24
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
5°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...