“Tradita jonë”, një super projekt që vjen fuqishëm nga Gazmend Kelmendi (Video)

“Tradita jonë”, një super projekt që vjen fuqishëm nga Gazmend Kelmendi (Video)

Po rikthehet fuqishëm pas një sezone të stërngarkuar me një videoprojekt shumë interesant. Gazmend Kelmendi këngëtari i cili prej 20 vitesh jeton në Suedi vjen me një këngë të titulluar ‘Tradita jonë’, projekt ky me tekst dhe muzikë nga Fatmir Muja kurse orkestrim nga Nexhat Mujovi-Wirusi. E rëndësishme në këtë projekt është se këngëtari si protagonist e ka gjyshin, babain dhe djalin.

“Si ide për këtë projekt ka qenë e imja pasiqë jemi katër gjenerata në familje, me atë rast kam dashur të shpreh traditën, respektin dhe kulturën tonë si shqiptarë që kemi lënë trashëgimi brez pas brezi. Është hera e parë që bashkëpunoj me autorët e kësaj kënge dhe jam shumë i kënaqur nga përkushtimi i tyre”, kështu vlerëson në bisedën e tij këngëtari Kelmendi.

Ndërkohë që i pyetur se kur mendon të publikojë projektin e rradhës që e ka poashtu me klip ai thotë: “Projekti i rradhës pritet vetëm të xhirohet me videoklip dhe është një baladë që do e publikoj dikur në muajin dhjetor”, thekson ai.

Flaka
nga Flaka Tetor 5, 2018 19:32
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE