Traditat e Rekës së Epërme, rikthehet festa e Shëngjergjit

Traditat e Rekës së Epërme, rikthehet festa e Shëngjergjit

Në fshatin Duf të Rekës së Epërme, në organizim të Shoqatës Kulturore “Reka e Epërme”, u mbajt manifestimi “Dita e Shëngjergjit”, festë kjo që ndër shekuj është festuar në këto vendbanime. Vashat dhe djemtë që kishin marrë për detyrë të imitonin burrat dhe gratë e kohës, ishin veshur me veshmbathje autoktone të Rekës së Epërme, dhe me dirigjim të banorëve të vjetër të Rekës të cilët kujtojnë ceremonitë e festës së Shëngjergjit në kohët e mëhershme, përcollën në formë origjinale të gjitha rritet dhe doket e festës e që u zhvilluan në fshatin Duf të Rekës. Nuset fillimisht dilni nga shtëpitë e fshatit për tu takuar në shesh dhe për të vijuar pastaj tek burim i ujit ku bëheshin disa rrite, siç ishte mbushja e
shtambave me uji. Pas burimit, bashkë vijonin tek arat e fshatit ku bëhej ceremonia e
bereqetin, pra riti i hedhjes në tokë e patkoit, kulaçit dhe vezëve që simbolizonin ardhjen e
pranverës dhe shtimin e bereqet në fushate e fshatit. Pjesë e rriteve të manifestimit të
Shëngjergjit ishte edhe zgjedhja e nuseve më të mira të fshatit

Driton ZENKU

Shoqata për Kulturorë “Reka e Epërme”, vazhdon aktivitetet për ruajtjen dhe
kultivimin e traditave të luginës së Rekës. Sivjet për herë të parë me synimin që të bëhet
tradicional, organizoi manifestimin “Dita e Shëngjergjit”. Anëtarët e Shoqërisë, të veshur me
veshje autoktone të zonës së Rekës së Epërme, demonstruan në mënyrë origjinale rritet e
manifestimit, i cili ndër vite ishte i përhapur në këtë lokalitete shqiptare. Nuset fillimisht dilni
nga shtëpitë e fshatit për tu takuar në shesh dhe për të vijuar pastaj tek burim i ujit ku bëheshin
disa rrite, siç ishte mbushja e shtambave me uji.

Pas burimit, bashkë vijonin tek arat e fshatit ku bëhej ceremonia e bereqetin, pra riti i hedhjes në tokë e patkoit, kulaçit dhe vezëve që simbolizonin ardhjen e pranverës dhe shtimin e bereqet në fushate e fshatit. Pjesë e rriteve të manifestimit të Shëngjergjit ishte edhe zgjedhja e nuseve më të mira të fshatit. Xhelil Rufati, kryetar i Shoqatës Kulturore “Reka e Epërme”, kujton që karakteristikë e këtij manifestimi është se organizimet nuk bëheshin veçmas në një fshat por bashkërisht janë festuar mes fshatrave që
kanë qenë më të afërta mes veti. “Këtë festa janë festuar në të gjitha vendbanimet e Rekës dhe
karakteristikë është se këto manifestime janë organizuar veçmas në një fshat por bashkërisht janë
festuar mes fshatrave që kanë qenë më të afërta mes veti.

Zhuzhnja, Bibaj dhe Nistrova e festonin bashkë, Rimnica, Tanusha dhe Nivishta në një vend, dhe mëhallat e fshatit Duf në një vend. Është një ditë mjaft karakteristike dhe interesante ngase në këtë festë pos që lidhet ceremoniali për bereqetin pra riti i hedhjes në tokë e patkoit, kulaçit dhe vezëve si rrite mjaftë të vjetra pagane, përveç asaj gjitha nuset e këtyre fshatrave kanë dalur në paltesë dhe mund të themi se ka qenë një festival i nuseve dhe janë zgjedhur nuset më të mira”, shprehet Rufati. Vashat dhe
djemtë që kishin marrë për detyrë të imitonin burrat dhe gratë e kohës, ishin veshur me veshmbathje autoktone të Rekës së Epërme, dhe me dirigjim të banorëve të vjetër të Rekës të cilët kujtojnë ceremonitë e festës së Shëngjergjit në kohët e mëhershme, përcollën në formë

origjinale të gjitha rritet dhe doket e festës e që u zhvilluan në fshatin Duf të Rekës. “Anëtarët që
morën pjesë në manifestim janë anëtarë të Shoqatës Kulturore “Reka e Epërme”, dhe me këtë
grup organizuam rritin e Shëngjergjit, do të thotë se si manifestohet kjo ditë, si nuset visheshin,
dilnin te burimi, te arat dhe si bëheshin të gjitha ceremonitë e festës së Shëngjergjit. Veshjet janë
autoktone, veshjet e Rekës së Epërme që janë identike në të gjitha vendbanimet. I ruajmë me
xhelozi dhe i trashëgojmë ndër breza”, thotë Emin Xhaferi, një nga të rinjtë e kyçur në
organizimin e këtij manifestimi.

Ceremonia përfundoi me vallen e përbashkët mes nuseve dhe burrave në njërën nga arat e fshatit. Duke folur për festën e Shëngjergjit, kryetar i Shoqatës Kulturore “Reka e Epërme”, Xhelil Rufati thotë që festa daton herët që nga koha e Ilirisë.

“Meqenëse manifestimet vazhdojnë në Rekë, Reka ka tradita të shumta dhe përveç ditës së
Pranverës që është manifestuar në vendbanimet e zonës, është festuar edhe Shëngjergji që është
festuar mjaftë në të gjitha vendbanimet. Shëngjergji është festë pagane që është kremtuar që nga
periudha e Ilirisë”, shton ai, i cili shpreson që manifestimi do të jetë i përvitshëm. “Shoqata e ka
obligim që të manifeston të gjitha rritet të cilat janë mjaftë karakteristike për këtë anë. Këtë vit u
nis iniciativa dhe u plotësua paleta e manifestimeve dhe përveç manifestimit të cilin e kemi në
muajin Gusht “Takimet e Rekës së Epërme”, dhe marshin, këtë vit e kemi edhe manifestimin e ri
që e quajtëm “Manifestim i Ditës së Shëngjergjit. Besoj se edhe viteve të tjera do ta organizojmë
këtë manifestim”, shton Rufati.

Në trojet shqiptare hasim shumë toponime dhe kisha me emrin ‘Shën Gjergj’, që dëshmon për ekzistencën e kishave e kuvendeve të lashta kushtuar këtij shenjti. Theksojmë se emri Gjergj është shumë i përhapur ndër shqiptarë në trajta dhe forma të ndyshme si psh. Gjergj, Gjergjush, Gjorgjina për gratë etj. Mjafton të kujtojmë se dy nga burrat më të shquar të trojeve shqiptare, mbajnë emrin e këtij Shenjti të madh: Gjergj Kastrioti e Gjergj Fishta. Shqiptarët në traditen kulturore kujdes të veçantë i kanë kushtuar riteve të Shën Gjergjit e cila është një festë që shpjegon, flet për besimet e popullit, lidhjen e tij me natyrën, me fenomenet dhe dukuritë e saja etj. Spërkatja me ujë, me hitha, ka të bëjë me kultin e ujit, me kultin e bimësisë. Disa e lidhin me kultin e zjarrit, zbulimin e zjarrit si një fenomen që ka pasur
rëndësi jetësore për njerëzit etj. Shën Gjergji është një festë agrare që ka të bëj me tokën dhe me
përdorimin e saj. Vetë fjala ‘Gjergj’, rrjedh nga greqishtja e lashtë, që do të thotë bujk.

Shqiptarët gjithandej pos festave kombëtare, shtetërore, fetare, kanë dhe kremtojnë edhe festa tjera
tradicionale siç janë: Shën Gjergji, Shën Marku, Shën Mitri, Dita e Verës etj. Në ditën e Shën
Gjergjit me 6 Maj bëhen rite të shumta si, vrapimi i kuajve, mundja e demave, sporti mundjes e
plot gara të tjera sportive. Por e rendësishme është se këto rite nuk kan kuptim fetar dhe as
kuptim të besimit pagan, ato zhvillohen për të argëtuar më mirë festuasit që kjo festë të jetë sa
më e këndëshme. Dita e Shën Gjergjit është festë tradicionale e shqiptarëve nëpër të gjitha viset
etnike e cila është përcjellur brez pas brezi. Shqiptarët trashëguan shumë zakone të vjetra iliro
–dardane duke i ruajtur ritet dhe ceremonitë që ndodhin edhe në ditën e Shën Gjergjit. Gjurmët e
traditës të festës së Shën Gjergjit shkojnë larg në lashtësinë iliro – dardane atëherë kur ata
besonin në shumë perëndi.

Me ardhjen e Perandorisë Osmane në trevat shqiptare filluan të
ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshme të cilat ndërtoheshin për evliatë, hoxhallarët, shehlerët
apo dervishët e devotshëm. Shqiptarët për t’i qëndruar besnik traditës ia përshtatën tani, edhe fesë islame këtë festë tradicionale. Sipas traditës së lashtë, Ditën e Shën Gjergjit duhet zgjuar
herët në mëngjes, të shkohet rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara shelgu, pastaj shkohet te
mulliri dhe tek lugu i mullirit të lahën degët e shelgut dhe të sillën degët në shtëpi etj. Një festë
me plot rite tradicionale. Dita e Shën Gjergjit festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe
ardhjen e stinës së verës. Karakterizohet me lojëra të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve në
fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi të lashtë e tjerë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 3, 2018 11:39

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE