Trafiku në vend po zhvillohet në rrugë të lagështa, ja parashikimi i motit

Trafiku në vend po zhvillohet në rrugë të lagështa, ja parashikimi i motit

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet përgjatë rrugëve të lagështa.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave të qyteteve është i moderuar. Në vendkalimet kufitare, nuk ka pritje të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto rekomandon shpejtësinë e adekuate të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të trafikut dhe ngasjen me kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Sakaq, moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të kohëpaskohshme ndërsa gjatë pasdites dhe gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.

Temperatura minimal gjatë ditës do të jetë katër gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 23 gradë celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut kurse temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë me vranësira dhe me resheje të shiut në përmasa të mëdha.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2019 10:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA