Trump në Japoni, prioritet nderimet dhe shenjat e mirëkuptimit

Trump në Japoni, prioritet nderimet dhe shenjat e mirëkuptimit

Presidenti amerikan Donald Trump mbërrin sot në Japoni për një vizitë shtetërore katër ditore qo pritet të dominohet nga forca e miqësisë dhe imazhet mirëkuptimit por nuk dihet asgjë se çfarë do të bisedohet në lidhje me çështjen delikate të tregtisë.

Në këtë udhëtim të dytë në Japoni, Trump do të jetë drejtuesi i parë i huaj që do të takojë perandorin e ri Naruhito, që ka hipur në fronin e Krizantemës më 1 maj, pas abdikimit të babait të tij, Akihito, një shenjë e lidhjeve të forta mes dy vendeve që dikur kanë qenë armiq.

Në Uashington, si në Tokio, flitet për një marrëdhënie personale të parecedentë mes Trump dhe kryeministrit, Shinzo Abe.

Dy personalitetet do të zhvillojnë gjithashtu edhe një lojë golfi, pasioni i tyre i përbashkët.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 25, 2019 10:58
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.