“Trust” dhe “Tarifa” janë caktuar në Gjykatën penale

Seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trust” dhe “Tarifa” për sot janë caktuar në Gjykatën penale.

Në “Trust”, i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, midis të cilëve edhe drejtuesit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.

Në radhë janë dëshmitë e mbrojtjes, pas çka priten fjalët përmbyllëse dhe aktgjykimi.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tendere në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç njoftoi PSP-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të pa publikuara në opinion nga 03.08.2011 dhe 06.10.2011.

Në lëndën “Tarifa” megjithatë të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovsju dhe edhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik  për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej katër milionë euro.

Prokurorët e PSP-së thanë se do të dëshmojnë se tre të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar. Të akuzuarit megjithatë u deklaruan se nuk janë fajtorë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 09:47

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed