Tsipras: Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend

Tsipras: Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh i bindur se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin grek pa asnjë problem, duke shtuar se zgjedhjet në Greqi do të mbahen pasi marrëveshja të ratifikohet, përkatësisht në tetor të vitit 2019. Cipras theksoi se pavarësisht mos-marrëveshjeve me partnerin e koalicionit, Panos Kamenos ekziston shumica e nevojshme parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes, madje kjo shumicë do të ishte edhe më e gjerë nëse partia më e madhe opozitare do t’i lejonte deputetët e vetë të votonin.

Marrëveshja do të kalojë për një arsye, sepse edhe qytetari i fundit po fillon të kuptojë se përskaj vështirësive dhe problemeve kjo marrëveshje është në dobi të vendit, e përmirëson, i jep dinamikë. Veçanërisht qytetarët tanë nga Greqia Veriore po kuptojnë se nuk mund që Selaniku të mbetet pushimore ekonomike në Ballkan derisa ua kthen shpinën fqinjëve.” – theksoi Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 20:14

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE