Turqia dhe Rusia diskutojnë koordinimin ushtarak në Siri

Turqia dhe Rusia diskutojnë koordinimin ushtarak në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan janë pajtuar për të rritur koordinimin në mes të ushtrive të të dy shteteve dhe shërbimeve të sigurisë në Siri, ka njoftuar Kremlini.

Zyra e Putinit ka nisur deklaratën pasi të dy presidentët kanë biseduar sot përmes telefonit.

Është thënë se planet për një bashkëpunim më të ngushtë kanë qëllim përmirësimin, “e luftës kundër grupeve terroriste të cilat janë duke shkelur regjimin e armëpushimit” në provincën Idlib, që gjendet në kufi me Turqinë.

Një pilot i ushtrisë ruse ka vdekur pasi aeroplani luftarak Su-25 është rrëzuar më 3 shkurt, nga rebelët që kontrollojnë zonën e Idlibit.

Rusia dhe qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilën Rusia e ka mbështetur me një fushatë të sulmeve ajrore e tokësore nga shtatori i vitit 2015, iu referohet si terroristë, shumicës së forcave që luftojnë kundër qeverisë.

Putin dhe Erdogan kanë diskutuar për atë që ka thënë Kremlini, “rëndësinë e vazhdimit të punës së përbashkët të Rusisë, Turqisë dhe Iranit” në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se kanë diskutuar një takim të mundshëm në mes të Putinit, Erdoganit dhe presidentit iranian, Hassan Rohani, mirëpo ende nuk është caktuar ndonjë datë.

Zyrtarët turkë janë cituar më vonë të kenë thënë se takimi do të ndodhë në Stamboll.

Rusia dhe Turqia kanë mbështetur anë të kundërta në luftën e Sirisë. Mirëpo së bashku me Iranin kanë sponsoruar në seri takimesh të mbajtura kryesisht në Kazakistan, por edhe në Soçi në Rusi, me qëllim të përfundimit të konfliktit.

Udhëheqësia e opozitës siriane ka bojkotuar bisedimet në Soçi ndërsa edhe Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca nuk kanë qenë të pranishme, duke përmendur refuzimin e Assadit për të marrë pjesë në mënyrë adekuate.

Lufta, e cila ka nisur pas protestave kundër qeverisë së Assadit, ka vrarë mijëra persona dhe ka detyruar shpërnguljen e milionave të tjerë nga shtëpitë e tyre.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Shkurt 8, 2018 17:43

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
9°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE