Turqia ndalon gruan e ish-liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi

Turqia ndalon gruan e ish-liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi

Turqia ka zënë gruan e ish-liderit të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi, ka njoftuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Të martën Turqia ka thënë se ka ndaluar edhe motrën e Baghdadit në Siri, Rasmiya Awad.

“Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Baghdadi ka vrarë veten në tunel. Ata kanë nisur këtë fushatë të komunikimit”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar detajeve të bastitjes, të bëra publike nga zyrtarët amerikanë.

“Mirëpo unë po e bëj publike këtu për herë të parë: ne kemi zënë gruan e tij dhe nuk e kemi diskutuar këtë gjë sikurse ata. Ngjashëm ne kemi zënë edhe motrën dhe dhëndrrin e tij në Siri”, ka thënë mes tjerash Erdogan.

ë vendbanimin e tij në veriperëndim të Sirisë muajin e kaluar.

Vdekja e tij është konsideruar fitore për presidentin amerikan, Donald Trump, mirëpo kritikët argumentojnë se IS-i vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë në Siri dhe vende tjera.

Javën e kaluar, grupi ekstremist, Shteti Islamik ka konfirmuar vdekjen e Baghdadit dhe ka emëruar, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurashi, si lider të ri.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për vdekjen e Baghdadit në një konferencë për media më 27 tetor.

Pas operacionit të forcave amerikane, baza e tij është shkatërruar me sulme ajrore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2019 20:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA