Twitter ridizajnon kamerën që të ngjajë sa më shumë me ata të Snapchat

Twitter ridizajnon kamerën që të ngjajë sa më shumë me ata të Snapchat

Kur mendoni për kompanitë e rrjeteve sociale dhe kamerat, Twitter nuk është gjëja e parë që iu bie në mend.

Sigurisht se ka shumë fotografi dhe video të shpërndara në rrjetet sociale, të cilat nuk kanë ardhur nga kamerat e Twitter.

Kjo nuk po i konvenon kompanisë dhe ka vendosur ta ri dizajnojë kamerën, që shfrytëzuesit ta kenë më të lehtë të përcjellin ngjarje Live.

Që nga sot, Twitter iu mundëson që të ngarkoni fotografi dhe video, me aplikacionin e ri të kamerës, që ofron rezolucion shumë më të lartë. Në postimet e reja, këto fotografi ngjajnë më shumë me ato të Snapchat dhe Insta Store, që janë shumë të pëlqyeshme.

Sistemi i ri do të jetë edhe më i lehtë për ta përdorur, sepse mund të etiketojë ngjarje specifike dhe më pas nëpërrmjet të ashtuquajturave dhoma, do t’i grumbullojë njerëzit që janë duke përcjellë të njëjtin aktivitet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 22:42
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.