U kompletua ekipi i serisë për fëmijë “Mëhalla Jonë”, cili është rasti?

U kompletua ekipi i serisë për fëmijë “Mëhalla Jonë”, cili është rasti?

Me siguri e mbani mend serinë për fëmijë “Mëhalla jonë” veçanërisht nëse jeni fëmijë nga fundi i të 80-tave ose fillimi i të 90-tave, transmeton Flaka

Kur me padurim e prisnim të vijë e diela që të mund ta shohim ndërtesën e preferuar dhe këshillat e saj plot mençuri, dhe shpeshherë parafytyronim se edhe shtëpia ose ndërtesa jonë do të fillojnë të flasin.

I mbajmë mend vlerat dhe mësimet prej të cilave të gjithë, bile edhe të moshuarit mësuan, për shoqërinë për të cilën na mësonin Dimeja, Mali, Zana, Iceja, Xhejlani, Filizi, Beni dhe shokët tjerë të mëhallës të lagjes Prolet.

Sot, 18 vite më vonë, përsëri u grumbulluan heronjtë e fëmijërisë sonë në ndërtesën e Karmenit, në po të njëjtën hapësirë. Me energjinë e njëjtë pozitive sikur koha nuk është ndaluar aspak, duke i kujtuar me krenari ditët pa brenga kur incizohej seria.

Vallë, a përgatisin diçka dhe cili është rasti për bashkimin e tyre të sërishëm, mbetet që të shohim.

Me 41 episode në 5 seri , të transmetuara në periudhën prej vitit 1999 – 2004, heronjtë e e Mëhallës sonë  na mësonin se si ti tejkalojmë stereotipat dhe si të jetojmë së bashku. Mëhalla jonë ishte seria për respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, pa dallim të përkatësisë etnike.

Rrëfimi për miqësinë e fëmijëve të të gjitha katër kombësive, për të cilët asgjë tjetër nuk ishte me rëndësi, përveç se të shoqërohen dhe ta ruajnë fshehtësinë e tyre të përbashkët – Karmen.

Mëhalla jonë ishte leksion për dashuri.

Rekomandim i ngrohtë për të gjithë ato që e mbajnë mend dhe që janë rritur me serinë “Mëhalla jonë”; – kërkoni episodet në internet dhe rikujtohuni. Tregojani edhe fëmijëve tuaj kohën dhe vlerat me të cilat jemi rritur ne.

Dhe, ju rikujtojmë për atë që për momentin e këndoni në vete, Vetëm një, vetëm një është Mëhalla jonë,  vetëm një, vetëm një është Mëhalla jonë… FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 18, 2018 14:31
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
13°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE