U mbajt orë letrare tek Sheshi Skënderbej në Shkup

U mbajt orë letrare tek Sheshi Skënderbej në Shkup

Komuna e Çairit në Shkup planifikon të Sheshi Skënderbej të organizojë orën letrare me pjesëmarrjen e poetëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria e mërgata. Mbrëmja letrare është mbajt sonte, ndërsa motoja ka qenë Shkupi po flet shqip, njofton Aktuale.mk.

“Poetët që konkurrojnë për pjesëmarrje në këtë orë letrare duhet që tekstet e tyre t’i kenë të shkruara në gjuhën shqipe ose në ndonjë gjuhë tjetër, por edhe me variantin e përkthimit në shqip. Poezitë ose prozat e shkurtëra nuk duhet të jenë më të gjata se 40 vargje ose prozat jo më shumë se një faqe shkrimi, të jenë të shkruara pa gabime të konsiderueshme gjuhësore, me porosi e qëndrueshmëri ideore e artistike. Tematikisht poezitë duhet të lidhen për figurat e ngjarjet me rëndësi historike shqiptare dhe frymëzime të tjera poetike. Juria letrare nuk lejon vargje që më vete ngërthejnë urrejtje, shund letrar dhe mangësi strukturimi poetik, tematik, refleksiv e motivues për dashamirët e vargërimit poetik.

Me kërkesën e jurisë letrare, Komuna e Çairit e motivon financiarisht pjesëmarrjen e autorëve, gjegjësisht heq shpenzimet e udhëtimit; atyre nga Maqedonia do t’u hiqen shpenzimet në vlerë 1.000 denarë, për të Kosovës 2.000 denarë (rreth 32 euro),  për të Shqipërisë e mërgatës 3.000 denarë (rreth 50 euro). Për të fundit është e siguruar edhe buajta për një natë. Të gjithë pjesëmarrësve u shtrohet darka.

Juria letrare ka vendosur që pjesëmarrësit duhet të paraqiten me krijimet e tyre deri më 28 gusht 2017 (ora kompjuterike 24.00), që të ketë lehtësi t’i përzgjedhë poezitë dhe t’ua bëjë me dije pjesëmarrësve të lejuar nga juri deri më 30 gusht 2017 se cilët do të marrin pjesë në orën letrare. Adresa  elektronike ku duhet t’i dërgojnë krijimet letrare janë;  fadilcurri@gmail.com, ose në FB i Fadil L. Curri, ahmet_selmani@yahoo.com ose FB i Ahmet Selmani, rexhepbajrami54@yahoo.com apo FB i Rexhep Bajrami. Të gjitha shkrimet dërgohen në rubrikat interne (inbox)”, u tha nga Juria letrare në krye me Fadil Currin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 2, 2017 23:12

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°