Udhëheqësi i opozitës franceze kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Udhëheqësi i opozitës franceze kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Udhëheqësi opozitës franceze, bëri thirrje sot për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, pasi të shtunën pritet të ketë protesta të reja të “jelek verdhëve”.

“Kjo do të siguronte mbajtjen e rendit nga forcat e sigurisë dhe do të na lejojë t’i mbrojmë ata që duan të protestojnë në mënyrë paqësore”, tha udhëheqësi i Partisë Republikane Konservatore, Loran Vokis për Tv “France 2”.

“Nuk dua që vendi ynë të futet në kaos”, shtoi Vokis.

Në Francë për disa javë janë duke u mbajtur protesta masive kundër vendimit të qeverisë për t’i rritur taksat mbi karburantit. Deri më tani në protesta kanë humbur jetën tre persona, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Burimi: http://www.botasot.info/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 5, 2018 20:17

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE