Udhëtonte drejt Gostivarit, boshnjakës ia vjedhin portofolin tre shtetas të Bullgarisë

Udhëtonte drejt Gostivarit, boshnjakës ia vjedhin portofolin tre shtetas të Bullgarisë

Tridhjetë e gjashtë vjeçarja M.P. shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, dje (10 janar) ka denoncuar se
rrethë orës 11.00, në pompën e benzinës me lokacion në Strazhë, ku është ndaluar për pauzë
autobusi, me të cilin ka udhëtuar prej Ohrit në drejtim të Gostivarit, nga çanta e dorës ia kanë
vjedhur portofolin, në të cilin ka pasur para dhe dokumente personale, transmeton Flaka

Menjëherë pas një kohe të shkurtë, në pikëpagersën rrugore në Gostivar, është ndaluar vetura e tipi ,,Xheta,, me targa të Bullgarisë, në të cilën kanë qenë një mashkull dhe dy femra, shtetasit Bullgarë: N.N.M. 50-vjeç, M.T.M. 48-vjeç, dhe D.G.K. 40-vjeç.

Shtetasit e Bullgarisë janë arestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për zbardhjen e plotë
të rastit, kështu që do të pasojnë edhe padi adekuate, ndërsa mjetet e vjedhura, të cilat janë
gjetur tek të njëjtit, janë kthyer pronares shtetases së Bosnjes M.P. FLAKA 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 11, 2019 11:21
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.