UEFA befason Barcelonën, i kontrollon për doping tre titullarë

UEFA befason Barcelonën, i kontrollon për doping tre titullarë

Barcelona informoi përmes departamentit të komunikimit se UEFA ka kaluar nëpër kontrollin anti-doping tre lojtarë të saj.

Ata janë Luis Suárez, Sergi Roberto dhe Umtiti. Interesant është fakti se të tre lojtarët duhej të ishin me ekipet e tyre kombëtare, por nuk kanë udhëtuar për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Ky kontroll i bashkohet atij të disa ditëve më parë, që e ushtroi Agjencia Spanjolle për Mbrojtjen e Shëndetit në Sport ndaj Nelson Semedo, Denis Suárez, Rafinha, Malcom, Sergi Roberto dhe Vermaelen.

Ndërkohë, Barcelona zhvilloi trajnimin e tretë të javës, në të cilin, përveç lojtarëve që nuk janë thirrur nga ekipet e tyre kombëtare, ose nuk udhëtuan me to për arsye të ndryshme, ishin Iñaki Peña, Jokin Ezkieta, Morer, Jonathan Cuenca, Oriol Busquets , Riqui Puig dhe Mujica.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 19:58

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE