Uji i tharrët i Negotinës, uji i natyral me veti shëruese

Uji i tharrët i Negotinës, uji i natyral me veti shëruese

Jo më largë se dy kilometra nga qendra e fshatit Negotinë ndodhet burimet e ujit të tharrët, një pasuri natyrore që tashmë është bërë atraksion turistik pas investimeve të shumta vullnetare nga banorët dhe biznismenët e regjionit të gjerë të Gostivarit, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka

Nga këto burime rrjedh uji i tharrët që sipas vlerësimeve të fundit dhe analizave fizike, kimike e biologjike është ujë i kategorisë së parë dhe permban shumë veti shëruese.

Si asnjë burim tjetër uji, ujit i tharrët në periferinë e Negotinës është i pasur me biominerale, si: natrium dhe kalium.

Këtë të dhëna janë bërë publike nga njerëz të lëmisë të cilët kur flasin për ujin e tharrët natyror të Negotinës thonë se është një pasuri të cilën mund ta fal vetëm Zoti, shkruan Flaka

Ky vend me pasuri nëntokësore dikur ka qenë i njohur nga banorët e zonës, por pas investimeve vullnetare nga ana e popullatës, tashmë është shndërruar në pikë turistike dhe vizitohet nga qindra turistë vendas e të huaj.

Kështë, vitin e kaluar me rastin e festës së 1 Majit, edhe zyrtarisht  u lëshua në përdorim vendi i rregulluar dy vite radhazi, i njohur te “Uji i Tharët”.

Për rregullimin e këtij vendi prej 10 hektarësh, janë dashur me mijëra euro që janë dhuruar nga donator të ndryshëm të këtij fshati e më gjerë.

Në këtë vend janë rregulluar tre çezma nga të cilat burojnë tre llojë uji me veti të ndryshme shëruese, është bërë muri rrethues, janë vendosur ulëse me tavolina dhe janë ngritur disa shtëpiza të mbuluara për pikniqe familjare.

Njeri nga iniciatorët për rregullimin dhe përshtatjen e hapësirës ku ndodhet uji i tharrët nëperiferinë e Negotinës, Nexhati Vejseli duke faleminderuar të gjithë mbështetësit e kësaj nisme sa fisnike aq edhe humane, uron që ky investim të shijohet nga të gjithë, e nga gjeneratat e reja të mirëmbahet.

Ndryshe, në mes të hapësirës ku burojnë tre lloje uji në këtë pjesë të Negotinës, kalon edhe lumi “Muzdaçe”, emri i të cilit, nënkupton “Mos dhashtë Zoti të shpërthej”, pasi në të kaluarën shpesh ka përbër rrezik për banorët e fshatit. Redaksia Flaka

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 28, 2019 14:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA