Universiteti i Tetovës ndau bursa për studentët e dalluar në ciklin e dytë të studimeve

Universiteti i Tetovës ndau bursa për studentët e dalluar në ciklin e dytë të studimeve

Në Universitetin e Tetovës, sot u ndanë 22 bursa për lirim nga participimi për ekslentët e studimeve të ciklit të dytë. Fillimisht, studentët u pritën në një takim rasti nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti i uroi studentët për suksesin e tyre që kanë arritur gjatë studimeve dhe i inkurajoi ata që edhe pas përfundimit të ciklit të dytë të vazhdojnë me studimet e ciklit të tretë, ato të doktoraturës, sepse vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë do të arrijë të ketë kuadro profesionalë, të cilët të gjitha njohuritë, dijet e fituara si dhe përvojat e tyre do t’i vënë gjithmonë në shërbim të shoqërisë.
Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili tha se ky është viti i pestë me radhë që Universiteti i Tetovës ndan bursa për studentët e dalluar. Me vendim të Senatit nga viti 2013, që do të thotë, tani më pesë vjet, Universiteti i Tetovës për studentët ekselentë çdo vit ndan bursa. Kështu që, edhe këtë vit është bërë një përzgjedhje e studentëve më të mirë, ku si kriter për ta fituar bursën ka qenë suksesi i studimeve deridiplomike, si dhe suksesi i vitit të parë në studimet master, ku i kemi studimet dyvjeçare. Ndër të tjera, kriteri ka qenë që studenti të ketë sukses mesatar prej 9.5, por krahas këtij suksesi që studenti është dashur të ketë gjatë studimeve, gjithashtu të gjithë ata studentë që kanë konkuruar i janë nënshtruar një interviste, që do të thotë se, numri i studentëve të cilët kanë konkuruar për bursa ka qenë më i madh në krahasim me numrin e këtyre studentëve që sot janë fitues të bursës, por kriteret, bisedat dhe intervista që është zhvilluar, kanë qenë po ashtu një mënyrë për t’i dalluar studentët të cilët kanë qenë më të mirë” – theksoi Prof. Dr. Reshat Qahili.
Studentëve ekselentë bursat u ndau Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Pas marrjes së bursave studentët u ndanë tepër të kënaqur me vlerësimin që Universiteti u bën atyre. „Për mua personalisht kjo është përvoja ime e pestë, domethënë për të pestin vit me radhë shpërblehem nga Universiteti dhe natyrisht nuk më mbetet gjë tjetër përveç se ta falënderoj Universitetin në përgjithësi dhe Rektorin në veçanti“ – u shpreh Beiza Selimi, studente në Fakultetin Juridik.
Studenti i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Rushan Hoda, e çmoi lartë angazhimin e drejtuesve të Universitetit për kujdesin që tregojnë ndaj studentëve. „Ne jemi shumë mirënjohës për këto bursa të cilat i ndan Universiteti i Tetovës, jemi falënderues ndaj Rektorit, stafit akademik dhe gjithë Universitetit. Kjo tregon se puna jonë po vlerësohet dhe jemi shumë mirënjohës për bursat të cilat i pranuam“, deklaroi Rushan Hoda.
Studentja e Fakultetit Filologjik, Kaltrina Sadiki tha se Universiteti i Tetovës gjithmonë i ka trajtuar në mënyrë të barabartë studentët, duke vlerësuar mundin dhe sakrificën tonë si studenë. „Kjo është një mundësi shumë e mirë që Universiteti ynë ua jep studentëve, që në mënyrë të barabartë dhe të njëjtë me të gjithë studentët e tjerë t’i vazhdojnë studimet, me mundësinë që të mos i paguajnë semestrat. I falënderoj të gjithë ata që janë përkujdesur për t’i inkurajuar studentët në këtë formë“, shtoi mes tjerash Kaltrinë Sadiki.
Universiteti i Tetovës muajin e kaluar gjithashtu ndau 90 bursa për studentët e ciklit të parë, në studimet themelore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 30, 2018 11:34

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE