Uragani Florence kërcënon Bregun Lindor të SHBA-së

Uragani Florence kërcënon Bregun Lindor të SHBA-së

Autoritetet urdhëruan evakuime të popullsisë pasi Bregu Lindor i Shtetetve të Bashkuara pritet të përfshihet nga uragani Florence, që mund të jetë stuhia më e fuqishme që godet rajonin në dy dekada.

Karolina e Jugut, Karolina e Veriut dhe Virxhinia shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Zyrtarët thanë se Florence është tani stuhi e kategorisë tre, me erëra rreth 183 kilometra në orë, që po fiton fuqi.

Ajo pritet t’i godasë dy Karolinat të enjten.

Florence mund të arrijë kategorinë katër, pasi po tërheq forcë nga ujërat e ngrohta të Atlantikut, thanë parashikuesit e motit.

Kjo do të jetë stuhia e parë e kategorisë së tretë që godet rajonin qëkur Fran ka shkatëruar Karolinën e Veriut më 1996.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Florence mund të sjellë nivele katastrofike të shiut dhe përmbytje në rajonet bregdetare dhe kontinentale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2018 19:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA