Uragani Majkëll dëmton rëndë juglindjen e SHBA-së

Uragani Majkëll dëmton rëndë juglindjen e SHBA-së

I konsideruar si një nga uraganet më të fuqishme në historinë e Shteteve të Bashkuara, Majkëll ka arritur në veriperëndim të Floridas, duke vërshuar shtëpitë dhe duke nxjerrë rrënjët e drunjve jashtë tokës.

Shërbimet e shpëtimit janë duke pritur që të bëhet ditë për të kuptuar plotësisht dëmet e Uraganit Majkëll, i cili u është afruar brigjeve të Floridas të mërkurën në mbrëmje me fuqi të erës deri në 250 kilometra në orë.

Dy persona, përfshirë një fëmijë kanë vdekur si pasojë e këtij Uragani.

Ndonëse është dobësuar nga kategoria e katërt sa ka qenë në fillim, Majkëll është nisur drejt Karolinës.

Qendra Kombëtare për Stuhi ka njoftuar se paralajmërimet për stuhi janë vënë duke nisur nga plazhet e Panamasë e deri te Karolina Veriore.

Autoritetet janë të shqetësuar se personat që kanë injoruar thirrjet për evakuim mund të jenë përmbytur në disa zona.

Uragani me fuqi "përbindëshi"

Uragani Majkëll, i cilësuar si uragani më i fuqishëm që ka goditur Floridan në një çerek shekulli dhe i treti për nga fuqia që ka prekur ndonjëherë tokën amerikane, ka shkaktuar dëme të mëdha, pasi erërat dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë arritur në brigjet e kësaj zone.

Posted by Radio Evropa e Lirë on Thursday, October 11, 2018

Qindra mijëra shtëpia dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Xhorxhia.

Majkëll është cilësuar në mesin e uraganeve më të fuqishme që ka goditur SHBA-në duke marrë parasysh fuqinë e erës dhe presionin në barometër dhe është krahasuar me Uraganin Andru më 1992.

Ndonëse fuqia e Uraganit Majkëll është zvogëluar, një rritje e shpejtë e tij mund të jetë e befasishme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 19:43

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE