Urim nga kryetari i Kuvendit të RM-së Xhaferi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Urim nga kryetari i Kuvendit të RM-së Xhaferi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim deri te pjesëtarë të konfesionit islam gjegjësisht deri te të gjithë që prej sot e fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin në të cilin praktikohet agjërimi, lutja, ndarja e ushqimit dhe fjala e bukur.

“Është muaji kur bashkohen familjet, takohen dhe ndajnë së bashku miqtë, ndërsa të panjohurit por jo edhe aq të lumturit, bëhen mysafirë të dashur dhe të çmuar në tryezën e përbashkët. Fryma e festës, me gjithë solidaritetin e vet hyn në çdo shtëpi, i përmbush zemrat me ngrohtësi dhe i udhëzon njerëzit kah bërja e veprave të mira. Për shkak se, nuk guxojmë të harrojmë se jo çdoherë janë të gjithë të lumtur, të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Jo çdoherë jetojnë të gjithë në mirëqenie ekonomike dhe ardhmëri të sigurt”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Kryetari i Kuvendit të RM-së të gjithëve që do të agjërojnë iu dëshiroi shëndet të mirë, mirëqenie dhe qetësi shpirtërore për shkak se Ramazani është muaji i sprovës, le të jetë me lehtësi dhe me të mirë për të gjithë që agjërojnë ndërsa të gjithë të tjerët, të kenë mirëkuptim dhe durim për bashkëqytetarët.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 18:42
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...