Ushqimi organik mungon në marketet në Maqedoni

Ushqimi organik mungon në marketet në Maqedoni

Megjithëse në Maqedoni janë regjistruar mbi 500 prodhues të ushqimit organik, furnizimi i produkteve organike në Maqedoni në supermarkete është i ulët. Ky është një nga konkluzionet e takimit të mbajtur nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Shoqata “Zenit” dhe Shoqata “Media Plus” në Odën Ekonomike të Maqedonisë, përcjell FLAKA.

Në takim morën pjesë përfaqësues të marketeve “Vero”, “Tinex” dhe “Ramstore”, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas OKM, marketet tregojnë një interes në rritje në vendosjen e produkteve organike, kryesisht për shkak të kërkesave të konsumatorëve, sidomos të popullsisë së re.

“Për disa vite, ne edukojmë konsumatorët që ushqimi organik është më i sigurt për konsum dhe prodhimin e tij më pak ndotin mjedisin”, thonë  nga OKM.

Në takim gjithashtu u përcaktua se kontrolli i tregut duhet të rritet për të siguruar që ajo që shitet si ushqim organik përmbush standardet dhe rregullat e prodhimit organik. Është gjithashtu e nevojshme të mbështetet prodhuesit nga shitësit ose shteti për përfaqësimin e tyre më të madh në pakicë përmes veprimeve promovuese dhe theks të duhur në markën e produkteve organike në Maqedoni me qëllim njohjen e konsumatorëve.

Diskutimi gjithashtu identifikoi problemin me mungesën e qendrave blerëse për ushqimin organik, prodhimin e sasive të vogla, si dhe ndryshueshmërinë e pamjes dhe cilësinë e produkteve të freskëta dhe luhatjet e çmimeve.

Takimi u mbështet nga projekti “Kaloni te ushqimi organikë – konusmatorët në qendër të politikës bujqësore” me fondet e BE-së përmes programit “Bujqësia e qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm”. Me këtë iniciativë u përgatit një aplikacion për telefona celularë dhe rrugë interaktive të hartave organike me një plan udhëtimi për vizita në qendrat e prodhimit të ushqimit organik në Maqedoni, dyqane, restorante dhe objekte akomodimi që ofrojnë produkte organike në ofertën e tyre. FLAKA

 

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 21:15

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
22°
21°
Fri
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE