UT e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas

UT e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Universiteti i Tetovës me një solemnitet të organizuar në amfiteatrin e Rektoratit, e shënoi 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në shënimin e kësaj dite ndërkombëtare morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, drejtues të njësive akademike, programeve studimore dhe punonjësit e administratës. Në këtë manifestim u theksua se 8 Marsi, çdo vit na tubon që të ndajmë së bashku gëzimin e kësaj feste, si dhe të shprehim mirënjohje të sinqerta ndaj gjinisë femërore për kontributin dhe të arriturat në sferat e ndryshme të jetës. Prof. Dr. Fatmire Lumani, ligjëruese në Fakultetin Juridik, në fjalën e saj para auditorit u shpreh se kjo ditë na obligon, që të themi së paku disa fjalë për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Femrave, që është edhe shkaku kryesor që ne thirremi në këtë ditë dhe festojmë, por njëkohësisht përkujtojmë edhe arritjet e femrave shqiptare në këto troje. “8 Marsi si Dita Ndërkombëtare e Femrave, lidhet me shumë aktivitete, greva dhe protesta, të cilat i organizonin punëtoret e industrisë të tekstilit dhe industrive të tjera. Qëllimi kryesor i tyre, ishte njohja e kërkesave për të drejtat e tyre përmes akteve juridike: për drejtësi, për mosdiskriminim, për barazi me meshkujt në të gjithë sferat e jetës, si në politikë, në sferën sociale, ekonomike, si dhe për të drejta të tjera të njeriut dhe qytetarit. Ideja e shënimit të një dite të posaçme kushtuar femrave daton nga fillimi i shekullit XX. Dita e parë e femrave u festua më 28 shkurt 1909 në SHBA me iniciativën e Partisë Socialiste të Amerikës. Në vitin 1910, në Kopenhagë, u mbajt Konferenca e parë ndërkombëtare e femrave ku me propozim të aktivistes gjermane Clara Zetkin u vendos që të festohej Dita Ndërkombëtare e Femrave, por pa e përcaktuar datën e saktë. Një vit më pas, më 19 mars 1911, kjo festë u festua për herë të parë në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Ndërsa më 8 mars 1913, femrat anë e mbanë Evropës mbajtën tubime paqësore. Ndërsa në Rusi, pas Revolucionit të Tetorit, 8 Marsi u shpall së pari si festë shtetërore. Në vitin 1975, 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Femrave, u njoh edhe zyrtarisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Prof. Dr. Fatmire Lumani. Duke iu referuar rëndësisë që i kushton shteti ynë kësaj feste, ajo vuri në dukje se “Sot, 8 Marsi është festë shtetërore në disa vende të ndryshme të botës. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e njeh si festë shtetërore dhe është një nga vendet ku festohet Dita Ndërkombëtare e Femrës edhe pse kjo festë ka vetëm status simbolik dhe nuk ka qëllime politike. Pra, e gjatë dhe e vështirë ka qenë lufta e femrave në botë për të drejtat e tyre. E ngjashme ka qenë edhe lufta e femrave shqiptare në këto troje. Por aspak më e lakmueshme, nuk ka qenë edhe pozita e meshkujve shqiptarë. Por ne sot nuk do të flasim për anën e dhembshur, sakrificat dhe mundimet e femrës shqiptare apo të kombit të saj. Për të do të na duheshin ditë të tëra. Sot festojmë, andaj do të flasim për të arriturat e femrës shqiptare, falë arsimimit të saj, me të cilin ndryshuam statusin tonë dhe krenohemi me të. Arsimimi avancoi të drejtat e femrës shqiptare, në shoqëri, familje…etj, pasi mes tjerash, ishte edhe një nga barrierat kryesore”. Në përfundim të fjalës së saj, Prof. Dr. Fatmire Lumani veçoi të arriturat e femrës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe rolin e jashtëzakonshëm të Universitetit të Tetovës në edukimin dhe arsimimin tyre. “Zhvillimi historik i peripecive të femrave për të drejtat e tyre është i njëjtë. Femrën shqiptare e gjejmë në demonstrata, protesta, marshime me kërkesa për drejtësi, për barazi kombëtare, për shkollim në gjuhën amtare, për punësime dhe të drejta të tjera themelore. Dhe për çdo vjet, duhet ta festojmë dhe t’u gëzohemi të arriturave tona, në të gjithë sferat e jetës. Falë këtij tempulli të arsimit dhe shkencës, pas shumë e shumë dekadash, gjeneratat e ndryshme, do të flasin nga pozita e nënave dhe gjysheve të arsimuara dhe do të evokojnë kujtimet e tyre. Në vend kryesor do të jetë Universiteti i Tetovës dhe aktivitetet dhe sakrificat për themelimin e tij. Ndonjëra do të rikujtojë punësimin, ndonjëra studimet dhe jetën studentore në këtë institucion, që lë mbresa të mrekullueshme edhe me objektin madhështor e ndonjëra edhe për fatin e jetës që e ka gjetur në të. Tani, nuk mund të flasim më për femrën shqiptare të përvuajtur, të shkelur… pasi statusi i saj, si juridik, faktik dhe ekonomik, ka ndryshuar dhe avancuar dukshëm dhe do të ndryshojë akoma. Ajo është e arsimuar, e vetëdijshme për veprat dhe jetën e saj. Tani hapërojmë barabartë me femrat e nacionaliteteve të tjera dhe ndihemi krenare me pasurinë intelektuale dhe shpirtërore që e kemi dhe jemi faktor të rëndësishëm që kontribuojmë në familje, shoqëri dhe më gjerë. Na mbetet të hapërojmë me të gjithë femrat, kombin, shoqërinë e të realizojmë aspiratat e përbashkëta. Andaj 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Femrave, ne sot

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Mars 8, 2019 16:51
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE