UT hap dyert për maturantët, rikthehen degët e disperzuara në dy qytete

UT hap dyert për maturantët, rikthehen degët e disperzuara në dy qytete

Universiteti i Tetovës hapi dyert për mbi 1000 maturantë të shkollave të mesme të vendit dhe të rajonit në kuadër të ditëve të hapura.

Ata janë njoftuar nga afër me 50 programet studimore në kuadër të 13 fakulteteve të UT-së. Sipas prorektorit për arsim, Reshat Qaili, këtë vit do të hapen përsëri fakultetet e disperzuara në Shkup dhe Kumanovë.

“Risi për vitin e ardhshëm akademik 2019/2020. Ne sërish do t’i hapim programet e disperzuara edhe atë të qytetit të Shkupit dhe Kumanovës. Në Shkup mendojmë t’i kthejmë programet studimore të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik. Ka interesim dhe mendojë se ne nëse kthehemi në Shkup do të kemi një numër të konsiderueshëm të studentëve”,- tha prorektori për arsim në UT, Reshat Qaili.

Studentët e ardhshëm të UT-së shprehin mendim të ndarë se çka pas përfundimit të studimeve, pjesa e madhe dëshiron që të kontribuojnë në qytetet nga vijnë.

“E kemi zgjedhur Fakultetin të Gjeodezisë, po nuk e dimë ende a do ketë degë këtu në Tetovë. Me shumë gjasa të ardhmen e shoh në Maqedoninë, kam jetuar edhe jashtë, por unë dua të mbështes vendin tim”,- theksoi një maturante.

“Kemi zgjedhur Fakultetin e Arteve. Mendoj se fakultetet janë të mira dhe kanë mundësi nxënësit më shumë shanse për të studiuar këtu, pasi janë edhe kushtet më të mira”,- tha një maturante.

“Mendoj për mjekësinë e përgjithshme apo biologjinë, por nuk e kam vendosur akoma. Kushtet janë të rënda, shohim gjithë me ç’farë kushte përballemi dhe shohim se shumica e të rinjve janë duke u larguar nga vendi dhe besoj se arsyet janë të dukshme”,- deklaroi një maturante.

Universiteti i Tetovës për vitin akademik 2019/2020 pritet të hapë konkurs për pranimin e mbi 4000 studentëve të rinj në 13 fakultete. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 25, 2019 19:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.