UT me telegram ngushëshimi për ndarrjen nga jeta të legjendës së sportit të skijimit, Refik Jahja

UT me telegram ngushëshimi për ndarrjen nga jeta  të legjendës së sportit të skijimit, Refik Jahja

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së sportit të skijimit, Refik Jahja.

Sukseset dhe kontributi i tij në disiplinën e skijimit janë për t’u admiruar, prandaj kampioni i shumëfishtë, Refik Jahja, do të mbahet mend si një punëtor sportiv i devotshëm, i palodhur, duke na nderuar me arritjet e punës së tij.

Mbi të gjitha, Refik Jahjën do ta kujtojë opinioni i gjerë, si sportist këmbëngulës deri në sakrificë për arritjen e rezultateve kudo ku mori pjesë duke u shpërblyer me medalje, mirënjohje dhe çmime prestigjioze.

Me këtë rast i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Qoftë i përhershëm kujtimi për kampionin tonë, Refik Jahja. FLAKA 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 25, 2019 13:49
In Memorial

ARKIVI I LAJMEVE