Varrimi kthehet në manifestim, nga “Bularati është Greqi” në “Zjarr kundër qenve shqiptarë”

Varrimi kthehet në manifestim, nga “Bularati është Greqi” në “Zjarr kundër qenve shqiptarë”

Tensionohet ceremonia mortore në Bularat, ekstremistët grekë pjesmarrës kanë bërë thirrje të ndryshme nacionaliste ndaj shqipëtarëve.

Në thirrjet e tyre ata kanë parrulla antishqiptare ku nuk kanë kursyer thirrjet as ndaj mediave; “Gazetar të poshtër”.

Gazetarja e Vizion Plus e cila ndodhet në Bularat, për të ndjekur nga afër ngjarjet më të fundit në lidhje me ceremoninë mortore të Konstandinos Kaçifa, raporton se disa nga thirrjet antishqiptare që janë thënë në këtë tubim janë;

 

“Greqi greqi ti na drejton ne”,

“Vorio epiri dhe Maqedonia jane Greqi”,

“Jemi ne Vorio epir, keto jane tokat tona”,

“Shpata dhe zjarr ndaj shqiptareve”,

“Zjarr kunder qenve shqiptare”,

“Ketu flitet greqisht, keto jane tokat tona”,

“Bularati eshte Greqi”,

“Konstandinos ti je ne zemrat tona, ti na udheheq”,

“Gjaku na therrët, te djegim shqiptarin”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 19:57

REKLAMA

Maqedoni
2°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE