Vasili: Bedelët e qeverisë gënjejnë për qendrën e koordinimit të ISIS

Vasili: Bedelët e qeverisë gënjejnë për qendrën e koordinimit të ISIS

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili reagoi pas përgënjeshtrimit që bëri Kryeministria për deklaratat e politikanëve opozitarë se në Shqipëri do të ndërtohet një qendër për pritjen e ish-militantëve të ISIS. Sipas Vasilit, kryeministrit i është zënë goja dhe nuk ia mban ta flasë vetë për çështjen, por nxjerr të tjerë.

Postimi i Vasilit

Pse bedelet e qeverise genjejne trashe per qendren e koordinimit te ish-ave te ISIS?

Te thuash qe kjo qeveri u cmend e tera nuk eshte lajm. Eshte e qarte qe te zene ne faj per qendren e kordinimit te ish luftetareve te ISIS Shqiperi,kane filluar perkthimet nga shqipja ne shqip.

Keta jane kaq te trashe sa po na tregojne qe ka dy gjuhe shqipe nje te qeverise dhe nje te popullit.
E bukur fare kjo, kryeministrit tone ja thote ne sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vete qe ishte 50 cm larg Borisovit,por i japin keta bedelët, se kryeministrit i eshte zene goja dhe s’ja mban te flase vete.

Per keta bedelet me shqipe te cale po jua veme prap ta lexojne ç’ka thene z.Borisov pasi me paturpesine dhe marrinë e tyre duan ta ngaterrojne edhe ate.Lexojeni:

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

(gazeta-Shqip.com)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 8, 2018 22:45
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
14°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE