VAZHDON LUFTA SPECIALE KUNDER ALI AHMETIT

VAZHDON LUFTA SPECIALE KUNDER ALI AHMETIT

Nuk janë te qetë armiqt e popullit shqiptar, sepse njëri nga udhëheqësit e tij Ali Ahmeti, është i fortë e është çelik, është i gjallë e aktiv si kurrë më parë!

Fitoret e popullit shqiptar në Maqedoni nën udhëheqjen e Tij, sa më shumë që po rriten e sa më shumë që po shtohen, po i shpeshtojnë e ashpërsojnë luftën speciale kundër Tij!

Historia dëshmon se goditjet nga të gjitha armët, me pushkë e me bomba , kundër të gjithë atyre që luftën për popull, Atdhe e Komb e bëjnë me madhështi, heroizëm e profesionalizëm popullor, historik e kombëtar, me fitore pambarim, do të goditen gjithanshëm e pandërprerë!

Historia dëshmon se rroli i personalitetit pozitiv e progresiv, vendimtar e historik, në ngjarjet madhore në vende, kohëra e hapsira të ndryshme, është gjithëpërfshirës!

Kundër të gjithë atyre personaliteteve që kane tipare, vlera e atribute të këtilla, janë bërë ndjekje, burgosje, persekutime,luftë speciale, atentate e çka jo!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, ka kaluar nëpër të gjithë rrathet, i ka mbijetuar të gjitha të zezat, ka shpëtuar ndaj të gjitha pritave e atentateve që i janë bërë dhe ka përballuar me sukses të gjitha sulmet ngado e kurdo që i kanë ardhur!

Sa më shumë që të ecë e përparon pozita e popullit shqiptar në Maqedoni, aq më shumë do të fuqizohet kori i lehjeve të zagarëve kundër rrolit të Tij!

Bota përparimtare e demokratike, personalitetet botërore, udhëheqësit e mëdhenj të shteteve e kombeve, kontinenteve e planetit, të Ali Ahmeti, te shokët e mirë e bashkëluftëtarët e bashkëveprimtarët e Tij, kanë parë e kanë gjetur figurën e madhe liridashëse e çlirimtare, demokratin e atdhetarin e madh, paqedashësin e shtetëformuesin modern, ligjzbatuesin fanatik dhe respektuesin e të drejtave themelore univerzale të njeriut!

Prandaj çdo sulm e çdo goditje, çdo furtunë e çdo bubullimë nga do që të vjen dhe e cilës do markë që të jetë, kundër Ali Ahmetit, kundër këtij biri nga më të mëdhenjtë e nga më besnikët të shqiptarizmës, jo vetëm do të dështojnë me humbje e me turp, por do të mbulohen me faqe të zezë të gjithë ata që i ushqejnë e i përkrahin, që i furnizojnë e i ndihmojnë këto krrokama shpifëse, fyese e denigruese, kundër arkitektit të Maqedonisë së re të Veriut, pasi këtë epitet, vlerësim ia ka dhënë aktiviteti ilegal politiko-patriotik atdhetarë, ia ka dhënë lufta heroike dhe titanike e UÇK-së, ia kanë dhënë zyrtarizimet e universiteteve shqiptare, ia ka dhënë zyrtarizimi i flamurit kombëtar shqiptar, ia ka dhënë gjuha shqipe zyrtare, ia ka dhënë populli shqiptar dhe faktori politik kombëtar e nderkombëtar euroatlantik!

Vazhdimi i luftës speciale kundër Ali Ahmetit, tregon dhe paralajmëron, se vargu i pafund i sukseseve të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut nën udhëheqjen e Tij, do të shkojë duke shënuar edhe shumë fitore të reja!

Të gjitha sulmet e të gjithë aktorët e faktorët e perkrahësit e tyre, nga do që të vijnë e kushdo që të jenë, janë të kuzhinës titiste,janë të UDB-së e janë të sofrës së parë të xhelatit Milosheviq dhe përkrahës e mbështetës të politikës antishqiptare të Serbisë pushtuese!

Në që kemi luftuar kundër të gjitha të kqijave të popullit shqiptar, kundër të gjitha të zezave që i janë përgaditur dhe kundër të gjitha pleneve antishqiptare që i kemi shpartalluar, që kemi fituar mbi armiqt dhe tradhëtarët e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, jemi të bindur se kurdoherë do të dështojnë të gjitha sulmet kundër shqiptarit të madh e të lavdishëm, Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Jo vetëm sulme me bomba, por edhe sikur termet e bota të përmbyset, Ali Ahmeti jo vetëm do të fuqizohet e do të përparojë, por populli shqiptar, aleatët tanë të mëdhenj SHBA, Anglia,Gjermania, Franca, Italia, NATO dhe BE, të gjithë janë dëshmuar duke përkrahur dhe mbështetur konceptin demokratik euroatlantik të koncensusit nacional, shtetëror e njerëzor të Liderit historik Ali Ahmeti!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 1 Qershor 2019!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 1, 2019 23:18
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.