Vazhdon takimi mes Zaevit dhe Mickoskit, palët larg marrëveshjes

Vazhdon takimi mes Zaevit dhe Mickoskit, palët larg marrëveshjes

Pas takimit i cili po zgjat më shumë se katër orë, dhe i cii rifilloi pas një pauze të shkurtër, duket se palët janë larg një marrëveshjeje eventuale për Ligjin e Prokurorisë.

Takimi mes palëve ende po vazhdon dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, ndërsa burime nga dy partitë LSDM dhe VMRO-DPMNE thonë se deri në këtë moment nuk ka përpraim në asnjë nga pikët e shtruara në bisedime.

“Pajtueshmëri ka vetëm rreth konstatimit se PSP-ja është institucion i vdekur”, ka thënë për TV24 një funksionar i artë i opozitës pjesmarrës në takim.

Jozyrtarisht më shumë polemika ka pasur rreth asaj se kush do ta propozojë shefin e ri të prokurorisë së kundër krimit dhe korrupsionit të lartë. Gjithashtu në tavolinënë e bisedimeve është shtruar edhe afera “Zhvatja”. /SHENJA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2019 23:33

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...