Vdekja e të riut nga Negotina e Gostivarit, letra pikëlluese që thyen zemrën e çdo njeriu

Vdekja e të riut nga Negotina e Gostivarit, letra pikëlluese që thyen zemrën e çdo njeriu

NDRON JETË NË MOSHË TË RE NJË DJALOSH NGA NEGOTINA E GOSTIVARIT

LETRËN QË SHKRUAN SHOQERIA E KLASËS SË TIJ DO JU LE PA FJALË

U prefsh në paqe

NË EMËR TË KLASËS DHE TËRË SHOQËRISË PËR ARIJANIN.

Ç’do fillim ka mbarimin e vet, diçka zgjat shumë por për fat të keq diçka tjetër zgjat edhe shumë pak.
Shpesh herë jeta di të tregohet e padrejtë me ne, shpesh herë di të na e marë më të mirën tonë, ashtu siç bëri edhe këtë herë, të mori ty shoku ynë, vëllau ynë me i dashur Arijan.
Ishe një ndër më të mirët, ç’do fjalë e ytja mbërthente në vete vetëm sinqeritet dhe mirësi, ç’do herë ishe ai që na tregoje se sa bukur është të jeshë një besimtarë i devotshëm, të jeshë në rrugen e drejtë, në rrugën e All-llahut, ç’do herë ishe ai që e shihje dritën në mes të erësirës, të bardhën në mes të zezës dhe të mirën në mes të keqes.
Ti ishe me plotkuptimin e fjalës sinonimi i fjalës forcë, luftove si askush tjetër, nuk u dorëzove as për një moment të vetëm, edhe atëherë kur e kishe më të vështirë, qeshe.
Na mësove se në jetë kemi shumë gjëra, por i vlersojmë pak, na mesove se ç’do herë duhet që t’i jemi falemenderues krijuesit tone pavarësisht se me çfarë na sprovon.
Ç’do gjë tashmë do të jetë më e rëndë pa ty, nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që e përjetojnë njerëzit kur humbasin të afermit, shokun dhe mikun më të mirë të tyre.
Por ende më e dhimbshme është se kjo ditë për ne shokët e tu Arijan, na solli lajmin më të keq, ne nuk mundemi të besojmë se ti më nuk jeton në ketë botë, por dije që edhe pse fizikisht nuk je më këtu me ne, gjithmon do të të kemi në zemrat tona, gjithmon do të jetojmë duke pasur para syve tanë një Arijan siç e njohin të gjithë, i buzeqeshur, fjalëmbël, me zemren e nje engjulli….
Të njohëm para disa viteve, na u shfaqe si një djal shtatlart e i dashur për të gjithë ne, fjalet e tua që gjithmonë ishin në emer të Zotit, duke na mësuar neve se të ati jemi dhe tek ai do kthehemi.
Kujtimet me ty i dashuri ynë do të jetojnë pergjithmonë, ne, shokët, familja, kujdestarja që na qëndroi pranë në ç’do moment dhe gjithë të tjerët gjithmonë do të ndjehemi me fat që për kohën që ti ishe me ne, morrëm nga mirësia yte dhe gjithmonë do të jemi krenar që në listën e më të dashurve tonë, ishte edhe emri i shënuar me shkronja të arta, një emër që do sonte na bën të qajmë, por që në zemrat tona ç’do herë që permendet do t’na kujtojë personin më të dashur tonin, ai që diti të na bashkojë neve si klasë, si miq dhe si te afermit e tij.
Njerëzit e mirë herët a vonë e braktisin këtë botë të përkohshme, edhe pse ike shumë i ri, edhe pse ende duke qenë në moshën e rinisë, edhe pse ende pa mos u thirur baba, ti ike nga kjo botë, por dije që ç’do baba dhe ç’do prind i kësaj bote do të kishte qenë krenar dhe do të ishte i bekuar me një fëmijë si ti, prandaj lutjet e te gjithe neve janë që ti në botën tjeter të shpërblehesh me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjes tënde i japim përkrahje të pashoqë për humbjen e përbashkët tonën.

Nga shoqëria yte, klasa yte, për Arijanin.
4B-9
nëntor, 2016
Do t’na mungosh💔
U prehsh në paqe Arijan.

Varrimi bëhet nesër(e diell 13.11.2016) me namazin e drekës. “

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 14, 2016 10:58

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°