Vdes 21-vjeçari, prek aksidentalisht telat e rrymës

Vdes 21-vjeçari, prek aksidentalisht telat e rrymës

Një 21-vjeçar nga fshati Moranë ka humbur jetën pas një goditje nga rryma elektrike. Siç shpjegon policia, 21-vjeçari ka qenë në orar të punës, duke zhvilluar punime ndërtimore, ose më saktë duke shkarkuar tulla nga një makinë me vinç.

Teksa po i merrte tullat dhe po i lente në tokë, vinçi ishte bllokuar në në telat e rrymës dhe në atë moment kishte goditur banorin e Moranës së Shkupit. Ndihma e Shpejtë vetëm e kishte konstatuar vdekjen. Me leje të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes, pa bërë obduksion, njofton Shenja.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 15, 2018 14:02

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE