Veprimtari Ismet Sylejmani: Manastari në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit flet shqip

Veprimtari Ismet Sylejmani: Manastari në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit flet shqip

Manastari në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit flet shqip!

Në këtë vit mbushen 110 vite nga koha kur është mbajtur Kongresi i Manastirit, dhe sot me 14 Mars 2018, Parlamenti i Maqedonisë nën drejtimin e Komandantit të UÇK-së, figurës madhore të popullit shqiptar Talat Xhaferi, bëri realitet ligjor e kushtetues zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni! Populli shqiptar në Maqedoni, e ka në sofrën e tij Manastirin, qytetin historik të shkronjave të shqipes!

Manastiri i Maqedonisë po bëhet i fundit që edhe de jure do të flas shqip, ndonëse ishte i pari që i vendosi themelet e shqipes! Manastiri edhe de jure nuk do të mund të fliste shqip, sikur në podiumin historik të udhëheqjës së popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, të mos ngjitej udhëheqësi i madh e i lavdishëm i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Kombi ynë sot është në festë! Buzqëshin kryeudhëheqësit e Kombit!

Delegatët e Kongresit historik të Manastirit gëzohen edhe pse është vonë kjo e arritur, por ata nuk e dinë se sa shumë ka vuajtur populli shqiptar që e ka folur dhe ruajtur gjuhën shqipe në Maqedoni!

Emblemat historike të ushtrive çlirimtare sot shkëlqejnë edhe më shumë! Në ballin e festës së popullit shqiptar në Maqedoni, pos gjakut të derdhur për liri nga Heronjët dhe Deshmorët e Atdheut, sikur gjithmonë, është ilegali i famshëm, Udhëheqësi i Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, shoku e bashkëluftëtari i Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe shumë të rënëve për liri dhe shokëve të gjallë, të cilët së bashku i gëzohen kësaj ngjarje epokale e historike!

Vijnë e do të vijnë ditë edhe më të mira, do të shënohen të arritura të mëdha e të gjithanshme, por ato tani e tutje, do të kenë një të veqantë, sepse do të jenë të shenuara e të shoqëruara edhe nga shqipja zyrtare edhe në Maqedoni, ashtu sikur në Kosovë e Shqipëri!

Ismet Sylejmani Prishtine, 14 Mars 2018!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2018 22:39
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...