“Vera e Ohrit 2018”, nisi magjia njëmujore e artit pa kufi

Mbi 800 artistë nga 27 vende të botës do të interpretojnë, aktrojnë, krijojnë në skenat e festivalit në Ohër deri më 20 gusht. Hapja solemne e manifestimit më të rëndësishëm muzikor-skenik në mënyrë tradicionale filloi në skenën e madhe të Teatrit antik, ku performuan artistët me famë botërore, Elena Moshuc, dhe tenori, Kalin Bratesku, në dirigjimin e Nikolla Moldoveanu dhe të shoqëruar nga Filarmonia e Maqedonisë.

“Artistët me vete do ta sjellin botën pastaj Ohrin do t’ia sjellin botës, si pasqyrë e Maqedonisë në kulturën evropiane. Prej sot dhe gjatë ditëve në vijim, e gjithë bota është në Ohër dhe Ohri në fokusin e botës”,- deklaroi presidenti, Gjorge Ivanov.

“Ky festival i lindur dhe rritur në këtë vatër të civilizimit në Ohër. 58 vite flet në gjuhën më universale, më të sinqertë, më hyjnorë dhe do të vazhdojë të jetojë më gjatë se gjuhët tjera që fshehin ndjenjat”,- theksoi ministri i kulturës, Asaf Ademi.

Gjatë një muaji e gjysmë do të interpretojnë emra të njohur nga bota e muzikës, por edhe produksionet më të mira teatrore. Janë paraparë edhe tre ekspozita, figurative, ekspozitë e fotografive dhe stolive bashkëkohore.

Festivali “Vera e Ohrit” mbahet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, e ndihmuar nga komuna e Ohrit, si dhe nga sponsorë të tjerë përfshirë edhe disa ambasada. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 13, 2018 19:26

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed