Veseli: Demarkacioni ratifikohet këtë javë

Veseli: Demarkacioni ratifikohet këtë javë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

“Kjo do të jetë java vendimtare e përfundimit të dramës së ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të kufirit me Malin e Zi. Është një temë e cila është duke i shqetësuar qytetarët e Kosovës. Qytetarët e meritojnë që kjo çështje të zgjidhet definitivisht. Jemi duke punuar intensivisht dhe mund të them se gjatë kësaj jave do ta kemi përfundimin e kësaj drame. Falënderoj të gjithë faktorët politikë. Ka një konsensus, duhet edhe pak përkrahje, por besoj shumë fuqishëm se brenda javës do ta përfundojmë”, ka theksuar Veseli për RTK-në në një lidhje direkte nga Kuvendi i Kosovës.

Sa i përket ndonjë marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me Listën Serbe, kryeparlamentari Veseli ka thënë se janë duke u zhvilluar kontakte intensive.

“Mund të them se që nga java e kaluar kemi kontakte të përditshme, çdo orë me partnerët tanë qoftë nga koalicioni, qoftë nga opozita dhe i falënderoj për korrektësinë. Besoj shumë që do ta arrijmë konsensusin në mënyrën që ta përfundojmë këtë dramë, e cila i ka shqetësuar qytetarët dhe që po i mban të bllokuar. Qëndrimi im dhe i PDK-së për këtë çështje ka qenë i qartë, por tashmë ka ardhur momenti ta përfundojmë këtë temë dhe do ta përfundojmë bashkërisht këtë javë. Javën e ardhshme Këshilli Evropian do të mbajë një takim dhe ne duhet të zëmë afatet të cilat ndërlidhen me çështjen e madhe për qytetarët tanë – liberalizimin e vizave. Vendimi ynë këtë javë do të thotë një shpresë e madhe për qytetarët tanë që të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti me liberalizimin e vizave, kështu që angazhimi im është që kjo çështje të kryhet këtë javë”, ka shtuar tutje Veseli.

Ai ka theksuar se ka një vullnet plebishitar të qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë t’i mbajë ata të bllokuar “Askush nga ne nuk ka të drejtë t’i mbajë të zhgënjyer dhe të izoluar dhe ne do ta votojmë demarkacionin, sepse kjo është në interes të qytetarëve, është interes i sovranitetit tonë dhe e them edhe një herë jemi në tone shumë optimiste në përfundimin e konsensusit”, ka nënvizuar kryeparlamentari.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 22:32
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
5°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...