Veseli kritikon ashpër deputetët për papërgjegjësi

Veseli kritikon ashpër deputetët për papërgjegjësi

Pjesa e dytë e seancës së Kuvendit është ndërprerë sot për mungesë të kuorumit.

Kreu i këtij institucioni Kadri Veseli pati kritika të ashpra ndaj deputetëve të cilët nënshkruhen për mëditje dhe nuk qëndrojnë në sallë për zhvillimin e punimeve plenare.

Veseli tha se sot janë regjistruar 72 nënshkrime të deputetëve për mëditje, ndërsa në sallë numri i deputetëve sot ishte jo më shumë se 54 ose 55. Ai u bëri thirrje atyre për më shumë kujdes, sepse, siç tha ai, ata janë të zgjedhurit e popullit.

Veseli: Janë 72 nënshkrime të deputetëve për mëditje

“Dëshiroj ta evidentoj një fakt, janë 72 nënshkrime të cilat janë ardhur për mëditje. 72 deputet kanë ardhur për mëditje, por për përgjegjësinë për deputet asnjëherë sot në këtë sallë mbi 54. Ta keni parasysh, populli na ka zgjedhur… “, tha Veseli.

Në fillim të seancës së pjesë së dytë, fillimisht ministri i Drejtësisë, Haredin Kuçi, ka paraqitur para deputetëve për miratim projektligjin për Akademinë e Drejtësisë, përmes të cilit do të kompletohet arkitektura institucionale e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Kuçi: Akademia e Drejtësisë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial

“Me këtë projektligj do të themelohet Akademia e Drejtësisë së Republikës së Kosovës si institucion tërësisht i pavarur. Akademia do të zbatojë politikat dhe strategjitë në bashkëpunim të plotë dhe në koordinim mëe Këshillin Gjyqësor dhe me Këshillin Prokurorial, i cili ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të këtyre dy këshilleve, respektivisht të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë”, tha Kuqi.

Ministri i Drejtësisë tha se funksionimi primar i Akademisë do të jetë ofrimi i trajnimeve dhe edukimit, para se gjithash për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe për stafin gjyqësor dhe prokurorial që janë kategori të veçanta dhe ndikojnë drejtpërdrejt edhe në ngritjen e cilësisë së funksi onimit të sistemit gjyqësor.

Po ashtu, Kuçi tha se Akademia do të ofrojë trajnime edhe për profesione të lira përfshirë noterët, avokatët, ndërmjetësuesit dhe përmbaruesit me kërkesën e tyre dhe participimin financiar të tyre, duke bërë kështu që akademia do të kontribuojë që me mjete vetanake ta mbajë veten duke u përjashtuar edhe nga buxheti i Kosovës.

Mirëpo, edhe pse Kuçi kërkoi votimin, ky projektligj nuk u hodh në votim nga kryetari i Kadri Veseli, i cili përmbylli këtë seancë në mungesë të kuorumit. Në rend dite ishin paraparë vazhdimi i seancës së djeshme për shqyrtimin e pikës 4 për Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961), si dhe pika 5 për Shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer dhe Votimi i anëtarëv e të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 29, 2016 19:52

REKLAMA